Klaudia ka pozuar joshëse, e ‘mbuluar’ me trëndafila.
Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, e cila po korr sukses edhe në Italinë përtej detit, njihet për imazhet e veçanta që publikon.
Duke pasur parasysh se ajo është balerinë dhe trupi i saj realizon figura si të ishte plastelinë, Klaudia arrin që gjithmonë të rrëmbej vëmendjen.
Së fundmi ajo ka uruar mirëseardhjen e muajit dhjetor dhe këtë e bëri me një imazh shumë të bukur dhe të veçantë.
Klaudia shihet e veshur me me një ‘body’ në pishinë dhe e rrethuar me petale trëndafilash. Foto kjo që bëri të shkruhen shumë komente.
Duhet thënë se Klaudia bën shpesh herë reklama të ndryshme për firma dhe biznese italiane dhe është shndërruar në një nga personazhet më të kërkuar.