Nga Malaga në Spanjë, më pas erdhi transferimi në Turqi te Erzurumspor, u mendua se karriera e Armando Sadikut do të ishte në rritje por nuk ndodhi e tillë. Sikurse njoftohet nga mediat turke futbollisti ka prishur me konsensus kontratën me Erzurumsporin, pasi nuk arriti të përshtatej dhe të linte gjurmë gjatë gjashtë muajve të parë të sezonit në Superligën turke. Ditën e sotme lojtari ka firmosur me skuadrën e Bolivar që militon në kampionatin bolivian.
Lajmi është konfirmuar nga presidenti i kësaj skuadre, Marcelo Claure që bën me dije firmën me lojtarin shqiptar. Sadiku bëhet kështu lojtari i parë shqiptar që do të luajë në Superligën e Bolivisë. Tashmë mungon edhe zyrtarizimi nga skuadra dhe Sadiku do të luajë me skuadrën e Bolivarit.
Vëtë klubi në fjalë ka postuar një kolazh pamjesh në Twitter me golat e Sadikut, për të treguar se çfarë sulmuesi cilësor ka arritur të sigurojë.
“Mirëserdhe, Armado Sadiku! Sulmuesi i fuqishëm 29-vjeçar, i cili ka shkëlyer në ligat kryesore të Europës ka shënuar më shumë se 100 gola në Spanjë, Zvicër, Poloni dhe Turqi. Është i pari shqiptar që vjen në Bolivi! Përgatitemi për 100 vjetorin e FK Bolivarit!”, shkruan presidenti i Bolivarit, Marselo Klaur rreth afrimit të Armando Sadikut.
Bienvenido @armandosadiku, 29 años, delantero potente que se destacó en ligas importantes de Europa anotando más de 100 goles en España, Suiza, Polonia y Turquía. Selección Albania. Primer albanés 🇦🇱 en llegar a Bolivia 🇧🇴.
Nos vamos armando para #BolivarCentenario pic.twitter.com/1sOgcMDxb2— MarceloClaure (@marceloclaure) January 23, 2021