Politike27 Nëntor 2022, 15:49

"Eagle Hills në Shqipëri, një kompani guackë"/ Shehaj: Projekti i Portit të Durrësit, skemë mashtrimi për të vjedhur tokën publike!

Shkruar nga Pamfleti

Shehaj vijon akuzat: Projekti i Portit të Durrësit, skemë mashtrimi për të vjedhur tokën publike!

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka risjellë edhe njëherë në vëmendje akuzat mbi projektin e Portit të Durrësit, duke e konsideruar atë një skemë të madhe mashtrimi, pikësynim i së cilës është vjedhja e pronës publike.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Shehaj thekson se kjo do të arrihet me bashkëpunimin dashakeqës të investitorit Alabar dhe kreut të qeverisë Edi Rama.

“Ndërtimet e pallateve në Portin e Durrësit janë projekt personal i Mohamed Alabarit, i cili shërben si fasadë edhe për përfituesit e tjerë nga këto ndërtime. Të gjitha pretendimet që Edi Rama dhe Alabar bëjnë me Emaar dhe Eagle Hills të Abu Dabit janë mashtrime kokë e këmbë. Faktet janë të thjeshta:

I gjithë projekti i ndërtimeve në Durrës është një skemë mashtrimi për të vjedhur tokën publike për të ndërtuar me para të korrupsionit dhe të krimit, nën fasadën e Mohamed Alabarit i cili do fitojë qindra miliona euro pa rrezikuar asnjë qindarkë”– shkruan Shehaj.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike Agron Shehaj porti i Durresit