Anti-Mafia 4 Gusht 2022, 13:06

Edhe bosi i firmës “Victoria Invest”, më 3 gusht 2016 vrau turistin me skaf; u la i lirë e merr 10 milionë Euro tendera në vit nga Edi Rama

Shkruar nga Pamfleti
Edhe bosi i firmës “Victoria Invest”, më 3 gusht 2016 vrau

Kujtesë kryeministrit “Zeus”, që pa asnjë grimcë ndjenje e turpi, guxoi, u shfajësuar me propagandë perverse për sundimin e tij, sulm ndaj mediave e qytetarëve të traumatizuar dhe “de facto” i doli në mbrojtje policit vrasës e kupolës së  policisë që është kapur nga grupet kriminale

Pas vrasjes së 7 vjeçares me skaf buzë detit në Himarë nga trafikanti shef policie Arjan Tase, kryeministri Rama, reagoi pa asnjë grimcë ndjenje e turpi, duke bërë karshillëk me propagandë perverse, sulm ndaj mediave e qytetarëve të truamatizuar dhe nëvmbrojtje të policisë së kapur nga grupet kriminale.

Këto dy ditë pas tragjedisë, shqiptarët me shumë të drejtë, i kanë thënë dhe “fjalën e fundit” kryeministrit Rama, duke e pështirosur jo vetëm për harbimin në mbrojtje të imazhit të sundimit të tij, por “de facto ” dhe të policit  vrasës, ministrave e kryepolicëve të lidhur me kriminelët.

Për të kuptuar, se vrasja e 7 vjeçares nuk është as aksident e as i pari krim në plazhe, po i kujtojmë rastin e datës 16 korrik 2022 po në Himarë, kur skafisti pasanik e “trim” Gjergj Priftuli, i lidhur familjarisht me kupolën e pushtetit, plagosi rëndë një çift në breg të detit..  e pas 48 orësh u lirua nga burgu.

Kryeministrit “dhi e zgjebosur e bisht përpjetë”, që nuk pranon e nuk ndryshon asgjë as në tragjedi të tilla, po i kujtojmë edhe vrasjen e datës 3 gusht 2016 po në Himarë, kur oligarku Fatmir Kuçi i kompanisë së ndërtim-pastrimit “Victoria Invest Shpk”, vrau një turist rus.

Edhe ky, me të njëjtin kapadaillëk kriminelësh të lidhur me ministra, deputetë, krye-policë, me shefin e opozitës Lulzim Basha dhe në prezencë të policisë së shtetit, voziste si harbuar me skaf pa dokumente e pa leje drejtimi, gjersa copëtoi trupin e turistit 45 vjeçar pranë bregut të detit.

Atëherë, Ministra e Brendshme doli me një deklaratë ndjese; policia arrestoi biznesmenin vrasës Fatmir Kuçi nga Elbasani, dhe i sekuestroi skafin e krimit e 6 mjete të tjera motorike detare, që kishte pa dokumente.

Por dhe në atë rast, kryeministri Rama i doli në mbrojtje imazhit të pushtetit të tij, dhe të trafikantit biznesmen e vrasës Fatmir Kuçi, pronar i  kompanisë “Victoria Invest Shpk”, njohur si klient i tenderëve, licencave, koncesioneve, trojeve, tokave e objekteve shtetërore.

Shefat e politikës, deputetë e ministra miq të skafistit oligark Fatmir Kuçi, u investuan me presion e joshje te prokuroria e Gjykata- Vlorë dhe te shefat e drejtësisë qëndrore në Tiranë, aq sa pas 2 javësh e nxorën nga qelia, me masën “Detyrim paraqitje” e më pas me pafajësi.

Ndërsa kryeministri Rama, sikur të mos dinte gjë, jo vetëm nuk ia ndërpreu tenderët firmës “Victoria Invest” të Fatmir Kuçit, po ia çoi në 10 milionë Euro në vit e pa garë.

Madje, bashkë me Alqi Bllakon, Blendi Klosin e Belinda Ballukun, i dhanë edhe koncesionin e Landfillit “Eko Park” te sheshi mbetjeve në Durrës, me vlerë 17 milionë Euro e në ortakëri me një mafioz italian./Pamfleti

Anti-Mafia Victoria Invest