Aktualitet21 Korrik 2022, 15:41

Edhe Britania sanksionion të korruptuarit në Shqipëri; reagon ambasadorja Yuri Kim, mesazh urgjent: Të nisin hetimet për ‘Non Grata’-t!

Shkruar nga Pamfleti
Edhe Britania sanksionion të korruptuarit në Shqipëri; reagon

Edhe Britania sanksionion të korruptuarit në Shqipëri; reagon ambasadorja Yuri Kim, mesazh urgjent: Të nisin hetimet për ‘Non Grata’-t!

Tashmë është fakt. Britania e Madhe në sinkron të plotë me SHBA-të.

Së shpejti ndahen titujt ‘non grata’ për politikanët shqiptarë. Me siguri do të ketë ‘tituj mbi tituj’, dhe të tjerë të rinj.

Që do të thotë, Sali Berishës do t’i ndalohet hyrja dhe nga ‘La Manshi’, sic ia tha Rama sot në Kuvend, jo vetëm nga përtej Oqeanit, por mund të sanksionohen edhe të tjerë politikanë, nga të gjithë krahët, që ende nuk e gëzojnë një ‘titull’ të tillë nga SHBA-të, duke nisur nga Presidenti në ikje që po e ‘presin te dera’.

Vendimi është përshëndetur dhe mirëpritur menjëherë nga SHBA-të, përmes Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ambasadorja Yuri Kim thotë se e mirëpresin dhe e përshëndesin vendimin britanik për të sanksionuar të korruptuarit dhe të inkriminuarit.

‘Ne e mirëpresim këtë veprim të rëndësishëm. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit – me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion të madh dhe minuar demokracinë – duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin’-thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Por nuk është vetëm kaq mesazhi i Ambasadores Yuri Kim. Ajo kërkon që urgjentisht, të shpallurit ‘non grata’ të përballen me drejtësinë për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi ta.

Në këto kushte, SPAK duhet të nxitojë e të nisë hetimet për Sali Berishën me ‘shokë’, se kur të shpërndajë ‘titujt’ edhe Britania e Madhe, nuk kanë më justifikime të tipit: Nuk kemi prova.

Shto këtu faktin, që do i ngarkohet edhe më shumë punë pastaj, se shtohet dhe Meta etj., etj.

Kryesore Berisha Britania Hetimet Meta Non-Grata Sanksionet SHBA Yuri Kim