Politike 5 Nëntor 2022, 11:12

“Edhe e thotë ky këtë”, biznesmeni vë në siklet Ramën: Ju bëj thirrje emigrantëve të kthehen, rrogat i kemi më të larta sesa i deklarojmë!

Shkruar nga Pamfleti
“Edhe e thotë ky këtë”, biznesmeni vë në

Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama në Lushnje, një nga sipërmarrësit e zonës u bëri thirrje emigrantëve që kanë shkuar jashtë shtetit dhe punojnë në bujqësi që të kthehen pasi pagat në Shqipëri nuk janë aq të ulëta sa deklarohen.

“Pashë në Greqi kolegët dhe shoh që shqiptarët po rrinë po kot. Greqia ka mbaruar punë para nesh. Europa do produkt Made In Albania, se nuk gjejnë më mirë. Sot është ora e autokombajnave në Shqipëri. U bëj thirrje të kthehen se ne rrogat i kemi çuar më shumë nga ç’i deklarojnë,” u shpreh ai.

Deklaratën e sipërmarrësit kryeministri e mori me humor, i cili ndërsa u shpreh se mosdeklarimi i pagave është një problem i madh për shtetin, por shtoi se me fshatin qeveria është treguar vetë tolerante.

“Edhe e thotë ky këtë. Ne në Shqipëri, kemi sektorin më të pataksuar bujqësor të Evropës. Natyrisht që po, dhe ky është problem i madh për ne si shtet. Por ne te fshati se kemi gërmuar shumë këtë pjesë. Prandaj na dalin pagat më të ulëtat në rajon se kemi mungesë deklarimi. Nuk ka më çfarë bën një shqiptar në Greqi e Itali, nëse është në sektorin bujqësor. Këtu po, ka çfarë bën. Krahasimi i drejtpërdrejtë, pagë me pagë nuk mjafton.”

Rama nuk i ka kursyer batutat as batutat në fillim të bisedës me biznesmenin, teksa iu drejtua me fjalët: “Po ti çfarë je bërë kështu mor vëlla”.

Politike biznesmeni deklarimi i pagave Rama