Lëshimi i raketave nga Kina në ujërat më pak se 160 km (100 milje) nga Japonia, ka vënë në alarm Tokion.
Kina lëshoi pesë raketa balistike në det në skajin perëndimor të zinxhirit të ishullit Okinava të enjten, pjesë e stërvitjeve ushtarake, dy ditë pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin. Japoni aka njoftur se do rrisë buxhetin për ushtrinë.
Kjo tregon qartë se nëse diçka ka ndodhur me Tajvanin, do të ketë ndikim edhe tek ne”, tha Taro Kono, një ligjvënës i lartë japonez i Partisë Liberal Demokratike dhe ish-ministër i Jashtëm dhe i Mbrojtjes.
“Kjo periudhë është kthyer qartë në Japoni”, shtoi ai, kur u pyet nëse publiku do të mbështesë shpenzime më të larta ushtarake.
Mbrojtja është një çështje përçarëse në Japoni, e cila, si një trashëgimi e Luftës së Dytë Botërore, ka një kushtetutë pacifiste dhe një kujdes të madh publik në lidhje me përfshirjen në luftërat e udhëhequra nga SHBA-ja.
Rritja e buxhetit për mbrojtjen pasoi lansimet e paprecendentë të raketave nga ana e Kinës në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë.
Qeveria e kryeministrit japonez, Fumio Kishida, përgatitet të publikojë një kërkesë për një rritje të konsiderueshme të buxhetit të mbrojtjes për këtë muaj.
Plani i shpenzimeve do të pasohet nga një rishikim i politikës së mbrojtjes në fund të vitit, që pritet të përfshijë një thirrje për blerjen e municioneve me rreze më të gjatë.