
Alvin Berisha, 11-vjeçari nga Shqipëria, ka humbur të gjitha gjurmët nga kampi i ‘Al-hol’ në Siri. Lajmin e ka bërë me dije babai i tij Afrimi i cili u shpreh se djali nuk gjendet më në kamp pas reportazhit të transmetuar ditën e djeshme.
Gazetari i i “Le Iene”, Taulant Kopliku. i cili ishte në kampin Al-Hol ku edhe u publikua historia e Alvin Berishës, vogëlushi i cili ka mbetur i bllokuar në kamp, tha disa ditë më parë se vendi atje ishte një ferr i vërtetë.
LEXO:Gazetari i “Le Iene” që zbuloi Alvin Berishën: Kampi Al-Hol në Siri, një ferr i vërtet
Afrim Berisha, babai i Alvin Berishës, 11-vjeçarit i cili ndodhet ende në kampin Al-Hohl në Siri, ka prekur me anë të një lutje drejtuar shqiptarëve për djalin e tij.
Afrimi ka bërë thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë që Alvini sapo të kthehet pranë familjes të marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor pasi ka nevojë dhe për këtë arsye ai ka hapur edhe një llogari bankare.
Postimi i plotë i Afrim Berishës:
Edhe kampionët më të mëdhenj, ndonjëherë kanë nevojë për ndihmë!
Që kur është transmetuar emisioni për Alvinin, kemi marrë telefonata e mesazhe pa fund që na japin zemër. Disa prej tyre kanë edhe dëshirën që të bëjnë edhe një dhuratë. As nuk e kemi menduar ndonjëherë këtë gjë, e në pesë vitet në të cilin kemi kërkuar kampionin tonë, çdo shpenëzim është përballuar nga familja.
Sot situata është ndryshe, sepse sot e dimë në çfarë gjendje shëndetsore ndodhet Alvini. Kur të kthehet në shtëpi – sepse Alvini do kthehet, mbi këtë askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim – do ketë nevojë për mjekim të specializuar. Kemi vendosur që, me ndihmën një shoqate të hapim një llogari bankare. Kush dëshiron, mund të bëjë aty një derdhje, dhe e falenderojmë. E kush nuk do a nuk mundet, ne prapë e falenderojmë se na ka thënë një fjalë të mirë e na ka dhënë shpresë.
Intestazione: 6230518 Manidipace per Alvin
Iban: IT76K0521622902000000004577
Bic Sëift: BPCV IT 2S 070
P.S. Për arsye burokratike, hapja e kësaj llogarie bankare mund të bëhej vetëm me ndihmën e një shoqate. Mani di Pace është një shoqatë italiane me bazë në Lecco e cila vepron prej kohësh në ndihmë të fëmijëve, dhe janë treguar shumë të gatshëm për të na ndihmuar. Faleminderit.
Afrim Berisha ka marrë dhe një premtim nga qeveria shqiptare duke i thënë se do të bëjnë të pamundurën për ta kthyer Alvinin pranë familjes. /Pamfleti