Reshjet e borës kanë vijuar gjatë gjithë natës duke përfshirë qarkun juglindor e duke krijuar kështu probleme në akset rrugore nacionale dhe jo vetëm.
Burime zyrtare bëjnë me dije se borëpastrueset janë në terren nga Kapshtica në Qafë Thanë duke e mbajtur kështu të kalueshëm këtë aks. Reshje të shumta dëbore në rrugët nacione të Dardhës e të Voskopojës. Po punohet për të mos pasur probleme në qarkullimin e mjeteve. E njëjta situatë paraqitet edhe në aksin rrugor Korçë-Vithkuq-Shtyllë-Panarit më e vështirë situata paraqitet nga Shylla në drejtim të fshatit Panarit.
Deri tani nuk raportohet për rrugë të bllokuara por nga ana e policisë rrugore ju kërkohet të gjithë drejtuesve të mjeteve të bëhet kujdes gjatë lëvizjes në akset e juglindjes dhe rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Probleme paraqiten në zonat malore sa i përket furnizimit me energji elektrike.
Nga informacionet e deritanishme, mësohet se trashësia në Dardhë ka arritur në 30 cm, prej km të 7 e në vazhdim. Qarkullimi bëhet me zinxhirë. Ndërsa në Voskopojë, bora arrin deri në 10 cm.
Të gjitha akset nacionale janë të hapura e të qarkullueshme pa probleme.