
Ministrja e Bujqësisë është bërë sërish meme. Pas deklaratës se do të ndërtojë akademinë e barinjve dhe kërkesës për të mbjellë grurë në mars, Frida Krifca ka pasur një situatë aspak të këndshme në Kuvend.
Sot u mbajt seanca e radhës ku diskutohej për rritjen e çmimeve dhe ministrja u ngatërrua me fjalët e saj. “E nderuar kryetare e seancës, të nderuar ministra. Është e rëndë të thuash që kjo luftë në fakt nuk vjen për shkak të…që….Edhe njëherë ndjesë. Është e rëndë në fakt të thuash që kjo krizë çmimesh me të cilën ne sot përballemi nuk vjen në fakt për efekt të luftës me të cilën po përballen dy, superfuqi botërore edhe të prodhimit bujqësor”, tha ministrja Krifca.