Anti-Mafia 9 Nëntor 2022, 11:35

Edhe Pëllumb Gjoka, miku i Ramës e Tom Doshit; Investitor Strategjik me 52 milionë Euro në 14 ha bregdet, SPAK të hetojë ku i gjeti paratë

Shkruar nga Pamfleti

Edhe Pëllumb Gjoka, miku i Ramës e Tom Doshit; Investitor Strategjik me 52 milionë Euro në 14 ha bregdet, SPAK të hetojë ku i gjeti paratë

Vendimin e ka firmosur kryeministri Edi Rama më 15 korrik 2021/ Përveçse pyllit Park Kombëtar i është hequr statusi Zonë e Mbrojtur, trafikantit të grupit Gjergj Luca e Roland Ziu dhe mikut të Tomë Doshit, i janë dhënë 30 mijë m2 sipërfaqe plazh falas për 30 vite

Pas Gjergj Lucës me 500 mijë m2 rezerva shteti, repartet ushtarake e liqeni i Xarrës në Butrint, dhe Roland Ziut me PPP “Porti Jahteve Kepi Rodon”, Edi Rama ka shpallur Investitor Strategjik edhe trafikantin Pëllumb Gjoka, të 3 pjesë e një bande kokaine në vitet 1998-2006.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Më Vendim nr. 19/6, datë 15.7.2021 të Komitetit të Investimeve Strategjike, të firmosur nga kryeministri Rama, trafikantit Pëllumb Gjoka, nëpërmjet kompanisë së tij të bixhozit “Imperial Group”, iu dha e drejta të ndërtojë resortin “Silver Sand” brenda pyllit në bregdetin e Velipojës.

Sipas vendimit, ky trafikant, mik i Tomë Doshit dhe blerësi i votave për PS-në, u licencua për ndërtimin e kompleksit turistik me sipërfaqe totale 113 mijë e 500 m2 dhe 14 mijë e 496 m2 me vlerë investimi 52 milionë Euro.

Por në shkelje të ligjit “Anti-mafia” për verifikimin e investimeve private mbi 10 milionë lekë, në dosjen e trafikantit Gjoka si Investitor Strategjik, kryeministri Rama nuk ka paraqitur asnjë dokument për burimin e vlerës 52 milionë Euro dhe nuk ka kërkuar informacion as nga bankat e drejtësia apo Parandalimi i Pastrimit të Parave.

Meqë ditën martë më 8 nëntor, në takimin me drejtuesit e Anti-Mafies Italiane, SPAK deklaroi se do gjurmojë e sekuestrojë çdo qindarkë të trafikantëve, le ta fillojë nga hetimi për 52 milionë Euro, që trafikanti ndërkombëtar i kokainës, Pëllumb Kolë Gjoka ka financuar për resortin “Silver Sand” në Velipojë, sepse ky financim përbën 2 buxhete vjetore të Bashkisë së Tiranës.

Për t’i miratuar lejen e Investitorit Strategjik, kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri Blendi Klosi, i kanë hequr statusin “Zonë e Mbrojtur e Veçantë” pyllit Park Kombëtar të Velipojës me sipërfaqe 39 hektarë në zonën e caktuar për këtë resort.

Po kështu, në funksion të resortit, qeveria i ka dhënë edhe 30 mijë m2 sipërfaqe plazhi falas për 30 vite.

Shteti me taksat e shqiptarëve, do ndërtojë edhe një linjë të veçantë elektrike me fuqi 20 KW, ose nën/stacion energjie; depo me sasi 1000 m3 ujë në ditë pranë resortit me furnizim nga rrjeti Ujësjellës Shkodër dhe rrjet të veçantë e të ri kanalizimesh vetëm për këtë resort.

Trafikanti Pëllumb Gjika, deklaron se sipërfaqja e pyllit 113 mijë e 500 m2, është pronë private, por disa dosje në Prokurorinë e Shkodrës dhe në Kadastër e në Bashki, thonë se pylli është pronë shteti Park Kombëtar Zonë e Mbrojtur, i zaptuar e grabitur me letra false prej tij, për të cilat do flasim në vijim./Pamfleti

Anti-Mafia #Edhe Pëllumb Gjoka #Investitor Strategjik me 52 milionë Euro në 14 ha bregdet #miku i Ramës e Tom Doshit #SPAK të hetojë ku i gjeti paratë