
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, një nga aleatët më të afërt të Ukrainës tha se dërgimi i avionëve F-16 në Kiev do të ishte një vendim shumë i vështirë për t’u marrë.
Komentet e Presidentit Duda vijnë pasi ai dhe Presidenti Zelensky folën këtë javë në fund të turneut të papritur evropian të liderit ukrainas. Në Londër, Presidenti Zelensky përdori fjalimin e tij në Parlament për të kërkuar mjete luftarake ajrore për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë.
“Unë ju bëj thirrje juve dhe botës me fjalët e thjeshta dhe megjithatë më të rëndësishme – avion luftarak për Ukrainën, krahë për lirinë,” tha ai.
Udhëheqësi i Ukrainës e përsëriti atë thirrje në Paris dhe Bruksel, në një largim të rrallë nga vendi i tij, nën masat më të forta të sigurisë. Ai bëri bujë në mbarë botën.
Ndërkohë Presidenti Duda tha se dërgimi i avionëve F-16 do të përbënte një “problem serioz”, kjo për arsye sepse Polonia zotëron vetëm 50 avionë të tillë dhe kjo do të dobësonte mbrojtjen polake,.
Ai gjithashtu theksoi se avionët luftarakë, si F-16, kanë nevojë për “nevojë për mirëmbajtje serioze”, kështu që “nuk mjafton vetëm të dërgohen disa avionë”. Duke qenë se Polonia është një anëtare e NATO-s dhe çdo vendim për të ofruar avionë luftarakë duhet të ishte një vendim i përbashkët, në vend që të merrte një vend i vetëm.
Ekziston gjithashtu frika se sigurimi i avionëve do ta tërhiqte NATO-n drejtpërdrejt në konflikt, madje edhe në luftë kundër vetë Rusisë. Në fillim të pushtimit rus në vitin 2022, Duda tha se dërgimi i avionëve do të “hapte një ndërhyrje ushtarake në konfliktin ukrainas”. Por në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj kërkesës së Ukrainës për avionë këtë javë komentet e liderit polak janë domethënëse.