Politike26 Korrik 2022, 22:19

Edhe qeveria britanike doli e korruptuar, Gjata: Rama pagoi shumë para për “non gratën” e Berishës, ka hile në këtë mes

Shkruar nga Pamfleti
Edhe qeveria britanike doli e korruptuar, Gjata: Rama pagoi shumë para

Demokrati Çlirim Gjata, ka komentuar shpalljen non-grata të Sali Berishës nga Britania e Madhe. Ai tha se një vendim i tillë është qesharak pasi vjen pas 14 vitesh dhe se janë dhënë para për këtë lobim.

“Nuk e prisja shpalljen nga Britania si nuk prisja as të parin. Problemi është që është qesharake qoftë për ata që morën vendimin, se nuk u bëhet shumë vonë pse tallen njerëzit me këto broçkulla. Por as në Shqipëri nuk i bëhet vonë kujt. Janë dhënë ca para për lobim dhe shpallet kjo. Por nuk sjell pasoja. Nuk i intereson askujt. Është qesharake se i kujtojnë pas 14 vjetësh Fazlliçin Berishës. Nëse do flitej se ka ndihmuar Bind Landenin ok, por nëse thua se ke ndihmuar një persona të inkriminuar që jeton e punon në Britani dhe ndaj tij nuk është marrë asnjë masë penale”, deklaroi Gjata.

Ai vijoi me tej duke thënë se është shkelje e procedurës të akuzosh pa prova, gjë që Britania e ka bërë. Gjata vuri në pikëpyetje gjithashtu edhe faktin që Rama foli për shpalljen non-grata të Berishës , përpara se kjo të ndodhte, duke hedhur dyshimet se kjo është një situatë e stisur.

“E dyta, nëse do të thuash nuk dua të të lë në vendin tim. është çështje jote. Por nëse thua që ke kryer korrupsion, ke ndihmuar persona ë inkriminuar, këto duan prova. Përderisa thua që kjo ka ndodhur dhe nuk sjell prova kjo do të thotë që janë çështje lobimi. Shoh edhe një tjetër si avokat, shkeljen e procedurave. Nëse nis kjo ka hile, hipokrizi. Shkelje procedurash, një shtet si Britania kur japin dorëhiqen ministra, kryeministri dhe ende nuk është zgjedhur i riu, he fiks në këtë kohë qeveria paska kaq problem të merret me Berishën. Çështje burokratësh të vegjël. Ishte Rama që e tha para dreke në Parlament dhe doli ambasadori britanik për të larë duart, tha nuk bëhen publike asnjëherë. Ku e dinte Rama kur Berishës iu shpall pasdite? E ka bërë Rama me burokratët. Ndaj doli ambasadori të thoshte jam i larë. Fazlliç ka qenë edhe në kohën e NATO-s, Berishës dhe Ramës, nuk është thënë për të që me lekët private bleu tokë, nuk vodhi prone publike apo fonde. Në 2020 Fazllic ishte me Ramën në Washington, Pse drejtoria e tatimeve i ka falur gjoba? Rama e merr në Washington, drejtoria e tatimeve i fal miliona, dhe e paska ndihmuar Berisha të fshehë provat”, tha demokrati.

Politike Britania e Madhe clirim gjata Edi Rama lobim Non-Grata Sali Berisha