Aktualitet11 Qershor 2018, 20:20

Edhe “Shtëpia e Zotit”, prej 2 vitesh po shet energji me çmim sa OSHEE, kisha “Janulltos” ka 3 HEC-e me koncesion në

Shkruar nga Pamfleti

Edhe “Shtëpia e Zotit”, prej 2 vitesh po shet energji me çmim sa OSHEE, kisha “Janulltos” ka 3 HEC-e me koncesion në Librazhd

Pas dritës hyjonre, shpërndan edhe dritë… elektrike

Jo vetëm KESH dhe bosët e firmave koncesionare që kanë në pronësi hidrocentrale, por edhe Kisha Ortodokse Autoqefale në Shqipëri, e drejtuar prej 27 vitesh nga Anastas Janullatos “shqiptari” i shqiptarizuar me dekret prej Ilir Metës.

Jo vetëm OSHEE po shet energji elektrike, por edhe “Shtëpia e Zotit” Kisha Ortokdokse Autoqefale, prej 2 vitesh po u shet energji elektrike shqiptarëve e bizneseve pa dallim, duke e prodhuar nga 2 HEC-et pronë e kishës. Ata janë lejuar të ndërtohen me koncesion, mbi rrjedhën e Përroit të Rrapunit në Librazhd me emrat “Rrapun 3” dhe “Rrapun-4”, ku është duke ndërtuar edhe HEC-i tjetër, me emrin “Rrapun-2”..

Sipas faqes zyrtare të Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri, këto HEC-e “janë ndërtuar me kontirbutet që I jepen kishës”, për t’i shërbyer sa më mirë shqiptarëve, por faktiksiht, drita që po u çon në shtëpi “Shtëpia e Zotit”, po u shitet me lekë.

Koncesionet për ndërtimin e këtyre 3 HEC-ve, Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, ia ka dhënë ish-pushteti “Berisha-1”, me Ligjin Nr. 10057, datë 22. 01. 2009, sipas marrëvshjes Qeveri-Kishë Ortodokse!
Ndërsa licensimi i 2 HEC-ve për shitje energjie elektrike, rezulton se është bërë nga Bordi i Entit Rregullator i Energjisë (ERE), me Vendim Nr. 143, datë 26. 11. 2015, me emrin “C&S Energy” Sh.p.k.
Ndësa inagurimi i tyre është bërë, nga kreu i kësaj kishe Anastas Janullatos, në datën 2 gusht 2016. Keto dy HEC-e, janë me fuqi të instaluar 9,9 më dhe me prodhim vjetor energjie elektrike 42,94 GËh dhe kanë nisur furnizimin e familjeve, shërbimeve publike e biznesve në atë zonë, duke zbatuar çmimin e shitjes që zbaton edhe OSHEE, për secilën kategori konsumatorësh.

Ja pjesë, nga vendimi për lejim shitje nga Kisha Ortodokse Autoqefale VENDIM Nr. 143, datë 26.11.2015 PËR LICENCIMIN E SHOQËRISË “C&S ENERGY” SHPK, NË AKTIVITETIN E TREGTIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE Bordi i Entit Rregullator i Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 26.11.2015, pasi shqyrtoi aplikimin e paraqitur nga shoqëria “C&S Energy” sh.p.k.,

VENDOSI: Licencimin e shoqërisë “C & S Energy” sh.p.k., në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 30-vjeçar, me kusht që të paraqesë në ERE menjëherë sapo të marrë vërtetimin përfundimtar të likuidimit të tatimtaksave.

2. Me plotësimin e afatit 45-ditor të sipërcituar, ky vendim do të jetë objekt rishikimi nga Bordi i ERE-s.

3. Drejtoria e Licencimit, e Monitorimit të Tregut dhe të të Licencuarve të njoftojë aplikuesin për vendimin e Bordit të ERE-s. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletore Zyrtare.

Kryetari i ERE Petrit Ahmeti/Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet