Aktualitet22 Qershor 2022, 11:58

Edi Rama çon Bexhet Pacollin si ndërmjetës për t’u pajtuar me Erdogan

Shkruar nga Pamfleti

Edi Rama çon Bexhet Pacollin si ndërmjetës për t’u pajtuar me Erdogan

Nuk është aspak rastësi prezenca e Arbër Hajdarit në darkën që Edi Rama zhvilloi në Prishtinë, në shtëpinë e Pacollit, pikërisht në atë vend ku kishte ndodhur edhe darka me Çavushoglu.

Para disa ditësh ka ndodhur një zhvillim i rëndësishëm politik. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlud Çavushoglu ishte për vizitë në Kosovë, ku hapur qartë dhe prerë shprehu pezmin e shefit të tij Rexhep Tajip Erdogan.

Bëhet fjalë për një zhvillim paralel në Tiranë e Prishtinë, ku u prezantua me bujë një botim që fliste me superlativa për armikun e Erdoganit: Fetullah Gylen.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Çavushoglu, shkoi urgjent në Prishtinë dhe paralajmëroi krerët e Kosovës: Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, se nëse do të avanconi me këto veprimtari, dijeni se keni kundërshtimin e qeverisë së Turqisë.

Ministri i Jashtëm turk, mësohet se ka marrë përgjigje se Kosova dëshiron të ruajë miqësinë me Turqinë, së cilës i është mirënjohëse për përkrahjen.

Megjithatë, Çavushoglu, nuk është impresionuar nga fjalët e bukura por ka dorëzuar një shkresë të qartë, që e bëri të ditur edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në konferencën e shtypit.

Duket se Ankaraja nuk do të presë më por do të ndërmarrë qëndrime të pastra e të forta zyrtare.

Ndërkaq, Çavushoglu, shkoi në Prishtinë, duke treguar një sinjal të qartë të distancimit të Ankarasë nga Tirana zyrtare e Edi Ramës. E cila momentalisht thuajse nuk ka asnjë marrëdhënie me “Portën e Lartë”. Edi Rama, ka ngarkuar Bexhet Pacollin që të jetë ndërmjetës i marrëdhënieve me Erdoganin.

Siç dihet Pacolli është patner me një kompani turke në ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Miliarderi nga Kosova që është mik me Ramën, ka ftuar Çavushoglu-në për darkë në shtëpinë e tij dhe ka tentuar pajtimin me Ramën.

Madje i ka ofruar edhe një pakt, që sipas burimeve bëjnë fjalë për kandidimin e Arbër Hajdarit, një personazh që pompohet nga Ankaraja për një post të lartë politik në mazhorancë, ku nuk përjashtohet ai i kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Nuk është aspak rastësi prezenca e Arbër Hajdarit në darkën që Edi Rama zhvilloi në Prishtinë, në shtëpinë e Pacollit, pikërisht në atë vend ku kishte ndodhur edhe darka me Çavushoglunë.

E ky zhvillim pritet të irritojë edhe më shumë marrëdhëniet brenda PS-së.

PS edhe pse në heshtje, po përjeton një përplasje të madhe si pasojë e veprimeve të njëanshme të Edi Ramës, i cili me nxjerrjen e Arbër Hajdarit në skenë ka tronditur ujrat e pritet që të shkaktojë një trazirë të madhe. Në qarkun Tiranë Veliaj po kontrollon zgjedhjet e krerëve të PS-së në bashki, e sipas rezultateve të tyre do të shihet se ku po shkon situata. Nëse do të ketë një humbje të Veliajt në këto zgjedhje, atëherë do të ketë një shenjë të qartë të ndryshimit. Nëse nuk ndodh, Rama do ta ketë të vështirë për të përmbysur situatën, por gjithsesi mazhoranca është në zgrip të një lufte të madhe të brendshme për larjen e hesapeve…/Pamfleti

Kryesore #Bexhet Pacolli #si ndërmjetës për t’u pajtuar me Erdogan Edi Rama