Aktualitet 1 Qershor 2018, 11:09

Edi Rama “deliron” live në TV: Do punësoj 25 mijë të rinj në 6 muajt e ardhshëm

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama “deliron” live në TV: Do punësoj 25 mijë

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, vijon me deklaratat e tij “delirante”. Edhe pse e ka në dorë prej më shumë se 5 vite timonin qeverisës, në çdo artikulim të tij publik merret me tog-fjalëshin “do të”

I pranishëm në Konferencën Kombëtare të Punësimit, Edi Rama bëri një deklaratë të pazakontë për shqiptarët, por krejt normale për postin që ai mban. Në këtë konferencë, kreu i qeverisë u ndal te rritja e numrit të punësimeve te të rinjtë. Rama tha se në vitin 2018, qëveria do të punësojë 25 mijë të rinjë e të reja.

Por me sa duket, Edi Rama ka harruar se sot është data 1 Qershor, dhe kanë kaluar 6 muajt e parë të vitit 2018. Ndaj, kjo deklaratë e rradhës e tij, është e njëjtë si ajo që bënte në fushatën elektorale të 2013-tës, duke artikuluar paturpësisht, se ai do të hapte 300.000 vende të reja pune.

Kësisoj, deklaratat e Kryeministrit Edi Rama kur bëhet fjalë për rritjen e punësimit, nuk duhen marrë për bazë./Pamfleti

Aktualitet