Anti-Mafia19 Shkurt 2023, 11:47

Edi Rama do ta mbajë me “thonj” postin e kryeministrit nga frika e prangave amerikane

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama do ta mbajë me “thonj” postin e kryeministrit nga

Edi Rama do ta mbajë me “thonj” postin e kryeministrit nga frika e prangave amerikane

Kryeministri Edi Rama e di që FBI dhe drejtësia e SHBA kanë detajuar gjithçka që ai ka bërë në 6 vite lidhje ilegale e të pista me Charles McGonigal, Agron Nezajn e Dorjan Duçkën dhe me pazarxhinj të tjerë në Kosovë, Mali e Zi e Maqedoni, për të cilat do japë llogari si “i pandehur” në SHBA, duke shkuar më këmbët e tij, ose duke e marrë “pako postale”, si shumë sundimtarë të tjerë që kanë cenuar interesat e SHBA               

Ndryshe nga herët e tjera, që pas çdo akuze reagonte me denigrime ndaj deputetëve të opozitës, gjatë 30 minutave në seancën parlamentare të së enjtes, Edi Rama qëndroi si i “pandehur”.

Nuk reagoi, as pas ironisë poshtëruese që i bëri Enkelejd Alibeaj, duke treguar se është traumatizuar aq shumë nga skandali “McGonifgal”, sa nuk mund të sillet më si cub e “perandor”.

Në parlament u paraqit figurativisht, ngaqë ndoshta e kanë këshilluar, se mos shkuarja dhe lënia vetëm e ministrave, është braktisje “de facto” e detyrës si kryeministër, por edhe për të treguar, se është  i fortë e nuk do t’ia dorëzojë çelësat asnjërit prej “princave” apo “princeshave” të tij.

Këtë qëndrim, Edi Rama e deklaroi në intervistën e të enjtes, duke thënë, se jo vetëm askush në SHBA e BE nuk i ka rekomanduar dorëheqjen, por as vetë nuk ka ndërmend të largohet, duke përdorur shprehjen e sundimtarëve: “Më do populli!”.

Sepse në këtë moment, Edi Ramës nuk i duhet posti për t’u krekosur si “lider global”, as për t’u ftuar e pritur si “sulltan” nëpër resorte e bujtina; as për charterin me dhomë gjumi, për dëfrimet me konkubinat, për lajkat perverse dhe përuljet e vartësve apo për të dhënë koncesione.

Më qejfet  që ka bërë dhe pasuritë që ka grabitur e ka dhuruar, Edi Rama është ngopur e ka kryer punë; ndërsa tani, për shkak se “kafshoi” deri në zyrat e FBI, ka filluar përballja tij me drejtësinë amerikane për skandalin “McGonigal” e zullume të tjera.

Nëse në parlamentin shqiptar, mbrohet me kartonët e PS që rrëzojnë kërkesat për interpelanca e komisione hetimore e votë besime ndaj tij, hëpërhë si mburojë përballë drejtësisë amerikane, Edi Rama ka vetëm postin kryeministror.

Sa të ketë këtë mandat shtetëror e diplomatik, Edi Rama e di që nuk do merret i pandehur e nuk do preket për dosjen “McGonigal- Nezaj”, por kjo nuk do të thotë, se nga matanë Oqeanit nuk do t’i dërgohet mesazhi për të dorëzuar çelësat.

Akrobacitë në Shqipëri, me shmangie nga përballja në parlament, dhe kërcënimet e fyerjet ndaj mediave amerikane duke i quajtur “kazan e llum”, janë shenjë e qartë, se Edi Rama do luftojë ta mbajë postin “me thonj” sa të mundet, nga frika e prangave amerikane.

Por paçka se po lufton të mos largohet, është duke pritur me tmerr, që SHBA ta shpall “korb të zi”, si homologët e tjerë në Ballkan e Azi me sundime autokratike e mafioze, që kanë cenuar  interesat amerikane e vazhdojnë qëndrojnë dhunshëm në pushtet.

Mbase në Shqipëri, nuk do fillojë fare hetim për Edi Ramën, por ai e di, që FBI dhe drejtësia amerikane, dinë gjithçka që ka bërë në 6 vite lidhje ilegale e të pista me Charles McGonigal, Agron Nezajn, Dorjan Duçkën dhe me “tipa” të tjerë në Kosovë, Mali e Zi e Maqedoni.

Dhe për to, Rama e ka të ta pamundur t’i shpëtojë dhënies llogari si “i pandehur” në SHBA, duke shkuar me këmbët e tij, ose duke e marrë “pako postale” si shumë sundimtarë të tjerë./Pamfleti

Anti-Mafia Edi Rama SHBA