Editorial28 Janar 2023, 09:56

 Edi Rama ka aq para, sa blen gjithë FBI-në

Shkruar nga Pamfleti
 Edi Rama ka aq para, sa blen gjithë FBI-në

 Edi Rama ka aq para, sa blen gjithë FBI-në

Është meritë e Edi Ramës. Me punë e sakrifica, këtë cep të Ballkanit e bëri mbretëri të krimit të organizuar shtetëror.

 Shkruan Sokol Pepushaj

FBI, u tregua e dobët përballë joshjes me para nga sheiku Edi Rama, apo veproi keq taktikisht?

As njëra as tjetra, Mafia ka kiminë e vet.

FBI “humbi” ca agjentë, edhe këtu në ambasadë. Edhe Babloku ka ca rrjedhje. Shumë kolegë tanët nuk dalin nëpër media, apo jo? Çili, Basha, Peza, Balla, Haxhiu, e të tjerë janë dekonspiruar sa ose fshihen, ose audienca u nxjerr gjuhën.

Po, patronazhistët e gazetarucët, më të paaftët e këtij Globi, pasurohen si në përralla, kanë viza amerikane e pasaporta blu, dominojnë tregun e drogës, tokës, ujit e ajrit, përzgjedhin e orientojnë koordinatat, për të mbajtur në pushtet Bablokun e Mafies.

Ç’janë këto budallalleqë?

Shpikjet e mëdha, në fillim idiotësi ngjajnë, por le ta diskutojmë me qetësi e dashuri këtë muhabet me fshatarët tanë, që na lexojnë e kuptojnë.

Bota e spiunëve ka nevojë për një almanak doracak, zip. Edhe mollën e kafshuar të iePhon-es, Steve Jobs e “këputi” nga një degë e këngës sonë, “O Jepma mollën që m’ke në dorë/ Ti moj cuca malësore”, prandaj gërmojmë ne atje ku të tjerët nuk kalojnë fare.

Heroi hajdut Edi Rama dhe heroi tradhtar i FBI-së Charles McGonigal, do të futen nëpër librat e studentëve të drejtësisë, por do jetojnë edhe si legjenda të mafies.

Babloku ynë, i ka treguar spiunit amerikan se “Njikjo molla qe kam ne dorë/ qe besa djalo është dimnore/ e kam frik se po e kafshove/ ta then dhamin ooo.

Nëjse, ne nuk na dhëmbin dhëmbët e një spiuni amerikan, as besojmë Babloku apo cilido mafioz i ka dhëmbët e fortë si çeliku, me pre hekur o.

Ne kemi “poezinë” tonë, “leshin” tonë që e “tjerrim” në furkën tonë për të “thurur” të nesërmen tonë.

Po çfarë shkruajnë kodikët e mafies?

Askush nuk e di sa kushton një shef i FBI-së, por që mafia e Tiranës me çdo çmim e blenë, dihet, askush nuk e imagjinon se si patronazhistët e PS-së futen skutave të çarranikëve tanë apo sporteleve të ambasadës amerikane, por që ndodh, po, e ka deklaruar Babloku dhe e kemi provokuar qëllimshëm disa herë edhe ne. Kemi shkuar për të “demonstruar” si “anti mafie”, por kemi kuptuar se gazetarët e pavarur që luftojnë mafien diferencohen, ose siç ka thënë Edi Rama, nuk kualifikohen pa kaluar nga zyrat e PS, por ndoshta edhe nga ndonjë zyrë noterie me pagesa të frikshme.

Në shekullin e hajdutëve kemi marshuar nën komandë.

Na bënin sytë miza kur zyrtarët shtonin milionat e dollarëve, na bënin sytë xixa kur ambasadorët na qanin hallin ne që na thithej djersa deri në fund të vijës kurrizore.

Aq me miza e me xixa i kishim sytë, sa secili ambasador, na ngjante surrat kinezi. Prej tek Aklexandër Arvizu, Donald Lu, e deri tek Yuri Kim, çdo shqiptar ka fërkuar sytë, edhe pse ata kishin pasaporta amerikane. Edhe drejtori i FBI-së paska pasur nostalgji për kinezë, rus e shqiptarë.

Shekulli i Bablokut është plot magji.

Prokurori Adriatik Llalla ka vërtetuar se me 100 dollarë mund të blesh një material që e shet 3000, pastaj me 3000 merr diçka që e tregton 90 000 e në shitblerjen e tretë, ai 100 dollarëshi bëhet 2 milion e 700 000.

Këtë Parajsë të jetës tokësore si të mos e zbulonte FBI?

Është meritë e Edi Ramës. Me punë e sakrifica, këtë cep të Ballkanit e bëri mbretëri të krimit të organizuar shtetëror.

Ja, e kujt është Rilindja, Incenaratorët, droga, SPAK-u, Call Centrat, Parajsat Fiskale, Abi Bank, Presidenca, nata dhe dita, qeveria dhe opozita?

Ka gjithçka shihet e nuk shihet.

Është më i fuqishmi i globit, s’ka ç’i bën as dreqi as i biri, ka parajsën dhe ferrin e vet, e në fund, ta themi, Edi Rama ka aq para, sa blen gjithë FBI-në./Pamfleti

Editorial #blen gjithë FBI-në #Edi Rama ka aq para