Editorial 2 Nëntor 2022, 13:26

Edi Rama ka qënë antiamerikan, nuk u bë sot

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama ka qënë antiamerikan, nuk u bë sot

Edi Rama ka qënë antiamerikan, nuk u bë sot

Babloku është në rrugën e vet, antiamerikan, si Saliu dhe Iliri.  Të bashkuar ndihen më larg greminës. I druhen përplasjes me drejtësinë, prandaj e luftojnë, i druhen këmbënguljes amerikane, prandaj e urrejnë.

Shkruan Sokol Pepushaj

 Që Edi Rama është antiamerikan, kjo dihej nga shqiptarët prej kohësh. Kjo fjalë është bërë më e përdorshme se në kohën e diktaturës.

Edhe sot, si atëherë, shprehja konsiderohet “patriotike” zyrave të shtetit, ku hajdutët bëjnë nacionalistin.

Kur Babloku, raporteve të Shtëpisë së Bardhë për Shqipërinë, u vë përballë hartime të nivelit “Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Evropian”, antiamerikanizmin e publikon si patriotizëm, si vlerë.

Kjo shprishje mendore e kryeministrit dhe ajo shprehja “qentë le të lehin, karvani të ecë përpara”, nuk do hynin në analizën tonë, nëse do ishin “shpikje” vetëm e Edi Ramës e Taulant Ballës, dyshes që kanë kapur për kapistre këtë vend prej 10 vjetësh.

Do mendonim, ja, u çmenden, do ikin e vijnë të tjerë.

Po tjerët ç’janë? Pas-ardhës  mund të bëhen para-ardhësit. Prandaj Babloku është në rrugën e vet, antiamerikan, si Saliu dhe Iliri.

Të bashkuar ndihen më larg greminës.

I druhen përplasjes me drejtësinë, prandaj e luftojnë, i druhen këmbënguljes amerikane, prandaj e urrejnë.

Ndihen të braktisur, të sulmuar, të plagosur, ndaj sensorët antiamerikanë i mbajnë ndezur dhe i kanë të ndjeshëm.

Sapo më vjen në mënd Lulzim Basha që nxori nga xhepi në Parlament çelësat e një makine mbushur me euro nga droga dhe u bëri me gisht të shkojnë pas tre ditësh ta presin në Durrës, ma prishi artikulimin kori i deputetëve:

Sali, lidhe këlyshin!

Po ç’bëri Saliu?  Makina erdhi, paratë u numëruan, por pa dëme. Këtej as “kafshojnë” qentë as ligji.

 Po “kalian” ku është?

Saliu e nxori jashtë oborrit. I dha “ushqim” dhe  një  “kalibe” miliona dollarëshe, që këtej nga fshati ynë i themi vilë.

Pasi vari në gjoks non-gratën, mori zyrtarisht timonin e opozitës për të parakaluar Bablokun që i kanë zënë sytë lesh në pushtet.

Megjithatë, mund të kemi paradokse.

Nëse një vendim gjykate e “ringjall” Lulzim Bashën, ja merr “vulën” Saliut e bëhet ka kulari, krah i djathtë i Edi Ramës, për të “lëruar” djerrinat, ku fara antiamerikane mbin me pak shërbime.

Pra të gjithë jetojnë me frikën për nesër.

Shqiptarët, si europianë që janë, si kurioz që janë, si dëshmitarë të çmendurive më paradoksale të historisë njerëzore, e tundin nëpër mendime betimin e Metës, Berishës, por edhe veprimet e Ramës, se “qentë lehin, ne ecim përpara”.

Kjo është  e vetmja “varkë” e tyre në Oqeanin plot dallgë të kësaj vjeshte të vështirë.

Kjo sjellje ndoshta është “Kodik” ballkanik për diplomatët, por jo për shqiptarët. Këtej, secili e din se Edi Rama ka qenë antiamerikan, nuk u bë sot./Pamfleti

Ky artikull është ekskluziv i Pamfletit, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Pamfletin dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Editorial #Edi Rama ka qënë antiamerikan #nuk u bë sot Sokol Pepushaj