Fshehja përpara FBI-së e takimit me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe shumë të tjerë të dyshimtë në afera korruptive, na jep të drejtën e dyshimit të një mafieje të frikshme…
Shkruan Sokol Pepushaj
Arrestimi në Amerikë i ish-drejtorit të FBI-së në New York, Charles McGonigal, ka “ndriçuar” tunelet e nëndheshme të mafies në Ballkan e më gjerë. Pak orë pas skandalit të shekullit, Presidenti amerikan Joe Biden ka nominuar emrin e ambasadorit të ri të SHBA-ve në Tiranë.
Janë tronditur fort themelet e besimit, se mafia paska kompromentuar nivele shumë të larta, deri në struktura të FBI-së.
Akuza është përtej pritshmërive.
Tiranë- Moskë- New York, pastrim parash në përmasa të frikshme, ku akuzohet indirekt edhe kryeministri i Shqipërisë, ai që përditë shtiret sikur do kapë “Peshqit” e mëdhenj dhe do integrojë vendin në strukturat euro-atlantike.
Po në Tiranë a ndihet ky “tërmet” që ka lëkundur FBI-në dhe Amerikën?!
Këtej nga fshati mafioz, kjo ngjarje e madhe po kalohet në heshtje nga media, politika dhe diplomacia.
Hajdutët shqiptarë janë grupuar për të përballuar presionin e popullit të tyre për transparencë pasurie në 32 vitet e fundit.
Arrestimi i secilit dhe rikthimi i gjësë së vjedhur, ka ricikluar aspiratën ‘një për të gjithë e të gjithë për një’.
Në Shqipëri ka kohë që dyshohet për afera të mëdha.
Steka e dyshimit është vërtitur nga rruga e Elbasanit, por as në ëndrra nuk mendohej se ish drejtori i FBI në New York McGonigal, mik i ngushtë i Edi Ramës, paska fshehur detajet kyçe të një udhëtimi të vitit 2017 dhe ka përfituar një shumë prej 225,000 dollarë nga Shqipëria.
Meqë Edi Rama, si gjithmonë hesht, duhet të flasë ambasada amerikane, se janë shpërdoruar paratë e taksave të shqiptarëve.
Shqiptarët sot duan të dinë kush është personi që e shoqëroi, kush i siguroi strehim e shoqërim falas, pasi vetë ambasadori Donal Lu ka deklaruar se asnjë kafe nuk ofrohet nga amerikanët pa interes.
Sipas Departamentit të Drejtësisë në Amerikë, McGonigal është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe ka ndihmuar oligarkun rus Oleg Deripaska në dhunim të sanksioneve amerikane, për licenca në fushën e naftës.
Pra kontaktet kanë pasur interes financiar në ato vendime, thonë prokurorët amerikanë.
Po në Shqipëri a do ketë arrestime?!
Normalisht që një ditë po, se janë paratë tona, të shpërdoruara dhe nuk mund të jetë ky rasti i vetëm.
Po kush duhet arrestuar, vjen pyetja tjetër?
Në akuzën e Departamentit të Drejtësisë në Amerikë përmendet Edi Rama. Po, shqiptarët e dinë, këta në raste skandalesh bëhen strucë e prodhojnë divergjenca false sa për largim vemendjeje.
Fshehja përpara FBI-së e takimit me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe shumë të tjerë të dyshimtë në afera korruptive, na jep të drejtën e dyshimit të një mafieje të frikshme. Asnjëherë nuk foli ambasada, kur Babloku vidhte vota, bënte presion se ai bën listat e vizave për Amerikë, apo merrte si këshilltarë më të famshmit e më të pasurit e kësaj Bote.
Përtej këtyre skandaleve, ne do të vazhdojmë të besojmë tek vëmendja e ambasadës amerikane, pasi vendimet qeveritare për pastrim parash e duan patjetër një qëndrim zyrtar.
Të gjithë shqiptarët janë me dorë në zemër e pyesin, Edi Rama kosto edhe për Amerikën, a do arrestohet për pastrim parash me ish drejtorin e FBI në New York?!/Pamfleti