Editorial12 Shkurt 2022, 10:01

Edi Rama mes Mafias dhe Amerikës; mirë me Saliun e mirë me Yurin

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama mes Mafias dhe Amerikës; mirë me Saliun e mirë me Yurin

Mafia, koha, Amerika, shqiptarët, sillen e mbështillen rreth një objekti që të gjithë e shohin dhe e njohin mirë; rreth pasurive që kanë grabitur në 30 vjet, 4 klanet mafioze që drejtojnë 20 familjet kriminale.

Shkruan Sokol Pepushaj

Kryeministrin e ka kapur Mafia. Është i detyruar të bëjë lojë antiamerikane. Nëse s’bindet, i rrezikohet pushteti dhe jeta. Ndërkohë, kryeministrin e kanë kapur edhe amerikanët. Duhet patjeter të shpartallojë Mafian. Ndryshe i fluturon pushteti, i mbaron liria dhe i sekuestrohet pasuria.

Ka vërtetë hall, është mes dy “zjarreve”. Prandaj nuk qeveris ky, as mund të qeverisë kurrë, prandaj ka frikë transparencën e pasurisë ky, prandaj loja e tij politike bie erë të keqe dhe lexohet edhe nga analfabetët, si hile prej një trutredhuri.
Mafia, koha, Amerika, shqiptarët, sillen e mbështillen rreth një objekti që të gjithë e shohin dhe e njohin mirë; rreth pasurive që kanë grabitur në 30 vjet, 4 klanet mafioze që drejtojnë 20 familjet kriminale. Kryeministri, në perceptimin dhe akuzat e shqiptarve, është kapoja i njërit prej 4 klaneve mafioze.

A themi të vërtetën? E vërteta kokëfortë është se shqiptarët presin me padurim arrestimin e antiamerikanit dhe pasanikut Sali Berisha. Por nuk është ky më i famshmi i kësaj fushe kurrsesi. Edhe kjo dihet. Mbi Saliun, për antiamerikan e hajdut rri kryeministri. Edhe përmbi kryeministrin është një klan më famoz, Presidenti i Republikës Ilir Meta. Dihen këto publikisht, apo jo?

Pse dihen këto? Sepse Mafia ka hierarki. Parlamenti s’ka parlamentarë, por pasanikë mafiozë e idiotë me tituj shkencorë. Votimin për zgjatjen e verimtarisë së Komisionit të Vetting-ut deri në fund të vitit 2024, Edi Rama nuk e donte dhe nuk e do. Nuk e do, sa kohë po i shmanget Vettig-ut të politikanëve.
Kryeministri është mes Mafias e Amerikës.
Për të mashtruar amerikanët se pushteti e krimi nuk do ta bëjnë tani e mbrapa rrugën bashkë, luan me hile. Siguron në Parlament, aty ku gati të tërë janë për burg, demonstrim suksesi fallco. Në anën e madaljes ku bën “shënime” Amerika, lë ca gjurmë Edi Rama. Zgjatja e Vetting-ut kalon me 118 vota pro.

Ligjirisht do “siten” pasuritë e “peshohen” mëkatet e 30 viteve të fundit, efektivisht do të mbrohen Ilir Meta, Sali Berisha, Fatmir Mediu e të tjerë si këto.
Në anën tjetër, ku “shkruan” mafia, ka hapësirë veprimi për kryeministrin.
Në momentin e votimit iku. Nuk e dha votën e vet pro Vetting-ut ky hileqari.
Edi Rama s’është ky i barcaletave, as ai që betohet para Amerikës, as i binduri i Mafias.
Rama është edhe Djalli edhe Halli i kohës.
Në kodime i ngjan asaj nuses së bukur të asaj asaj këngës “Mirë me vjehrrën, mirë me burrin, llaf i mirë moj, zbut dhe gurin”.
Po në ç’kodimë kush është ky kodosh?
Pak e vështirë, por koha sot është kjo: Rama mes Mafias dhe Amerikës, mirë me Salën, mirë me Yurin…/Pamfleti

Editorial Amerika Edi Rama Mafia Saliu Yuri