Aktualitet28 Mars 2018, 10:31

Edi Rama, një kryeministër i gjatë për një popull idiot

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama, një kryeministër i gjatë për një popull idiot

Nëse ky korrupsion galopant, që tashmë ja ka kaluar edhe 8 viteve të qeverisë Berisha, po të ndodhte në ndonjë vend tjetër në Europë, apo pak më të zgjuar. Surreli tashmë do ishte pushtuar nga njerëzit e varfër e s`do ta lejonin as të hynte më në shtëpi, aq më pak në parlament e të na japë mënd të gjithëve.

Shkruan: Frederik Basha

Edhe pse po bëhen më shumë se tre javë që Shkodra është bërë si një Venezia nga përmbytjet e ardhura nga shiu dhe hapja e hidrocentraleve. Kryeministeri i Shqipërisë (jo i shqiptarëve), ende nuk e ka thënë një fjalë të vetme për këtë fatkeqësi natyrore dhe njerëzore në këtë qark. Aq më pak që të shpallë gjëndjen e jashtëzakonshme, e të kompesojë të gjith ato familje të përmbytura.

Dhe për ironi të fatit, kryeministri i gjatë, pa pikën e turpit shkon në Librazhd dhe takon fermerët, dhe i nxit ata që të bashkojnë prodhimet e idetë e tyre, duke krijuar edhe një herë tjetër koperativat moderne të post komunizmit.

“Kjo nuk do të thotë hajde të bashkojmë tokat, por të bashkojmë mendjen dhe forcat secili në tokën e vet, secili në ato dynym apo ato hektarë që ka. Por ama me një ndërveprim dhe një vendimmarrje, çfarë do prodhojmë dhe do e shesim sëbashku. Nëse jemi të ndarë, dy dynym këtu, tre atje jemi pre e grosisteve që vijnë dhe o na e marrin për 5 lekë ose nuk na i marrin fare. Apo më keq akoma jemi pre e paditurisë me prodhime që na ngelen nëpër shtëpia që kalben dhe hidhen në lumë”, tha kryeministri në takimin me fermerët e Librazhdit.

Por a e di Rama që prodhimet bujqësore si në jug ashtu edhe në veri të vendit janë shkatërruar nga përmbytjet? Dhe nuk e ka lëvizur qoftë majen e gishtit për t`u ardhur në ndihmë bujqëve, blektorëve dhe fermerëve të zonave të ndryshme. A e di kryeministri i gjatë, se me mbetjet ujore në Shkodër, toka bujqësore rrezikon të humbasë mineralet nga gërryerjet e ujit.

Sigurisht që jo, ska kush e informon. Grerëzat që ka përreth, i rrahin shpatullat çdo ditë, dhe i thonë se je si një “Skënderbe” sa i përket vizionit dhe ambicjeve. Madje shkojnë më tej, duke i`a mbushur mëndjen që së shpejti do të ngjitet në pedistalet e historisë e të barazohet me të mëdhenjtë siç janë Fan Noli, Faik Konica apo edhe Ismail Qemali. Duke i ushqyer edhe këtij të shkretit. “Delirin e Madhështisë”. Kështu e ushqyen edhe Enver Hoxhën.

Me veprimet apo me mosveprimet e tij, Edi Rama po i shkatërron çdo ditë familjet shqiptatre. Po i varfëron në ekstrem. Nga ana tjetër, ata që i qëndrojnë pranë e që ja fërkojnë by*ën, pasurohen në ekstrem aq sa nuk e dinë tashmë se sa para kanë vjedhur apo përvetësuar nga paratë publike.

Nëse ky korrupsion galopant, që tashmë ja ka kaluar edhe 8 viteve të qeverisë Berisha, po të ndodhte në ndonjë vend tjetër në Europë, apo pak më të zgjuar. Surreli tashmë do ishte pushtuar nga njerëzit e varfër e s`do ta lejonin as të hynte më në shtëpi, aq më pak në parlament e të na japë mënd të gjithëve.

Vjedhjet qeveritare tashmë janë konfirmuara edhe nga auditimet e njëpasnjëshme të KLSH. Me hapjen e negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE, kontrolli do të jetë ende më i madh në financat shtetërore, oligarkët do të largohen dhe Rama do të mbetet sërish vetëm në guackën e tij të betonizuar në Surrel. Dhe do të jetë një nga pretendentët kryesor për t`u arrestuar për korrupsion, favorizim e shpërdorim detyre. Në fund të fundit, burgu për burrat është. Si e ndjeni vetën z.Kryeministër, jeni apo nuk e ndjeni vetën ….. burrë ?

Forum