Anti-Mafia30 Gusht 2022, 16:23

Edi Rama rikthen në lojë llotot/ Lufta e Kryeministrit me Ervis Martinajn i ka kushtuar Shqipërisë 500 milion euro

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama rikthen në lojë llotot/ Lufta e Kryeministrit me Ervis

Edi Rama rikthen në lojë llotot/ Lufta e Kryeministrit me Ervis Martinajn i ka kushtuar Shqipërisë 500 milion euro

‘Njeriu që citonte Kuranin për të këqijat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre”.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka bërë sot një deklaratë të fortë, që ende nuk i ka dalë tymi në publik.
Sipas saj, Qeveria ‘Rama’ po bëhet gati të rihapë pikat e basteve. Këto të fundit u mbyllën përmes një operacioni të bujshëm, në vitin 2018, dhe Tabaku ka të drejtë kur i referohet betimeve e mallkimeve të Kryeministrit, për të mos e kthyer më kurrë atë realitet.
‘Njeriu që citonte Kuranin për të këqijat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre. Jam kurioze të di si do ia justifikojë të tijve ndryshimin e mendjes?! Po shqiptarëve që në Tetor 2018 u tha se gjithë pronarët e basteve janë kriminelë?! Çka ndryshuar nga dje?!’- pyet me shumë të drejtë Tabaku…
Dhe në të vërtetë çfarë ka ndryshuar? Ajo që bën ‘muuu’ në rastin konkret, është fakti, se Rama i mbylli pikat e basteve vetëm për të zhdukur nga ky treg bosin që e dominonte, Ervis Martinaj.
Dhe pikërisht sot, pritet t’i rihapë…. I referohemi këtu lajmit për zhdukjen e tij.
Po ajo që të bën më shumë përshtypje është, se pse nuk priti edhe pak kohë Kryeministri, sepse tani është ‘ashiqare’ që paska pritur zhdukjen e Martinajt për ta rimarrë vet tregun, (për të mos e zgjeruar më shumë fantazinë).
Për të mbështetur këtë logjikë, kujtojmë deklaratën e kolegut Artan Hoxha, vetëm një ditë më parë, kur tha se Rama vendosi mbylljen e pikave të basteve, vetëm për të dobësuar financiarisht biznesmenin që i dominonte ato, Ervis Martinaj. Duke pasur parasysh, se nga mbyllja e aktivitetit të llotove, buxheti i Shtetit ka humbur 130 milion euro në vit, llogaritni për një moment sa i ka kushtuar lufta e Edi Ramës me Ervis Martinajn, buxhetit tonë…
Dhe sot, Rama, pa hezituar, vendos t’i rihapë e të rimarrë tregun, sigurisht për njerëzit e tij, që nga i vëllai me shokë etj.
E për të pritur, ka edhe një arsye tjetër pse nuk e ka këtë luks, se në pushtet, ‘është sot, nuk është nesër’, dhe kjo punë nuk pret…
Ja e bëri, po shqiptarëve ç’do t’u thotë?! Po ‘bota’ tha, çdo thotë?!
Apo ku pyet ky për ‘botën’./Pamfleti

Anti-Mafia Buxheti ervis martinaj humbje Kosto llotot miliona euro Rama rikthim tabaku