Anti-Mafia29 Nëntor 2022, 12:11

Edi Ramës i dështon skema 80 milionë Euro e bonove, qytetarët nuk i blejnë as me 10% interes

Shkruar nga Pamfleti
Edi Ramës i dështon skema 80 milionë Euro e bonove,

Edi Ramës i dështon skema 80 milionë Euro e bonove, qytetarët nuk i blejnë as me 10% interes

Dyshimi u krijua nga fakti se qeveria nuk ka marrë asnjë barrë detyrimi ligjor për shitjen e bonove dhe rikthimin e shumave që mbledh me fajde, duke ia lënë detyrimin e shlyerjes 18% Bankës së Shtetit dhe 82% bankave private, tamam si Sali Berisha e Aleksandër Meksi me skenarin mashtrues e zhvatës të firmave piramidale

Zhutja në borxhe dhe paaftësia e buxhetit për të likujduar pagat, pensionet dhe detyrimet e tjera, detyroi dy javë më parë kryeministrin Edi Rama, t’u bënte bënë thirrje shqiptarëve, që kursimet e tyre t’ia jepnin qeverisë me Bono Thesari.

Për të joshur qytetarët, Ministria e Financave përcaktoi një interes 2.78% për bonot me afat 3-mujor; 5.74% interes për bonot me afat 12 mujor dhe 8.30% për obligacionet me afat 15 vite, kur interesi deri më 15 shtator ishte 1.47%.

Afati i lënë për blerjen bonove me ankand, ishte data 25 nëntor, por sipas informacionit nga Ministria e Financave, përveç disa zyrtarëve të shtetit me vlerë totale 150 milionë lekë, joshja e kryeministrit Rama, nuk i ka bindur njerëzit që t’i japin qeverisë lekë me fajde.

Siç duket, frika që i tremb është grabitja e viteve 1993-1996, kur dy krye-hajdutët Sali Berisha e Aleksandër Meksi, u bënë thirrje shqiptarëve të fusnin kursimet në firmat piramidale dhe i humbën. Por edhe fakti, se qeveria e Edi Ramës është zhytur në borxhe e me buxhet bosh, ndaj nuk kanë garanci se do t’u rikthehen paratë që do u kërkon qeveria, mbasi Bonot u duken si kuponat e Sudes.

Më 15 nëntor, 1 ditë pasi u kërkuan shqiptarve lekë me fajde, kryministri Rama, ministrja Delina Ibrahimaj dhe guvernatori Sejko, hapën 2 ankande për shitje Bono Thesari.

Një ankand ishte vlerë 10 miliardë lekë të vjetra, ndërsa ankandi tjetër ishte me vlerë 85 miliardë lekë të vjetra, të dy në vlerë totale 95 miliardë lekë, ose 80 milionë Euro, të cilat duhej të ishin shitur më 15 nëntor, por nuk pati kërkesa.

Dyshimi u krijua nga fakti, se qeveria nuk ka marrë asnjë barrë detyrimi për shitjen e bonove dhe rikthimin e shumave që kërkon me fajde, duke ia lënë përgjegjësinë Bankës së Shtetit në masën 18% dhe bankave private në masën 82%, tamam si Sali Berisha e Aleksandër Meksi me skenarin mashtrues e zhvatës të firmave piramidale.

Fakt/ Më 22 qershor 2022, qeveria ka marrë 35 miliardë lekë borxh nga oligarkët Pëllumb Salillari, Shkëlqim Fusha, Bashkim Ulaj, etj., në formë pakete huaje kreditimi të përbashkët, me afat 3 vite e 6.6% interes. / Pamfleti

Anti-Mafia #Edi Ramës i dështon skema 80 milionë Euro e bonove #qytetarët nuk i blejnë as me 10% interes