
Edi Reja e ka harruar në Kombëtare, sulmuesi shqiptar “tund rrjetën” në kampionatin spanjoll
Armando Sadiku është bërë sërish protagonist në Spanjë, me Kartagjenën, duke gjetur golin e katërt në La Liga 2 dhe të tretën radhazi.
Sulmuesi kuqezi tundi rrjetën për skuadrën e tij që në minutën e 10, duke e kaluar në avantazh me një gjuajtje brenda zonës.
Për Armando Sadikun ky është goli i 4 në këtë sezon në La Liga 2. Sulmuesi kuqezi ka luajtur më parë për Las Palmas, Bolivar, Malaga, Lexhia e Varshavës dhe Lugano.
Kujtojmë që ai nuk u grumbullua sërish nga Edi Reja në Kombëtaren shqiptare, në dy sfidat e fundit të Ligës së Kombeve.