Sport16 Nëntor 2022, 18:45

Edi Reja e mbyll me Shqipërinë, media italiane zbulon pasuesin e tij në krye të stolit kuqezi

Shkruar nga Pamfleti
Edi Reja e mbyll me Shqipërinë, media italiane zbulon pasuesin e tij

Edi Reja e mbyll me Shqipërinë, media italiane zbulon pasuesin e tij në krye të stolit kuqezi

Edi Reja sfidon sot në mbrëmje përfaqësuesen e vendin e të tij, Italinë, një sfidë prestigji që i vjen pikërisht në fundin e karrierës. Reja nuk i fshehu emocionet për këtë përballje, gjithashtu shpreh dëshirën dhe vullnetin e tij për të vijuar bashkëpunimin me FSHF-në. Përtej kësa, shanset që të rinovojë kontratën e tij, e cila i skadon më 24 nëntor të këtij viti, janë të pakta.

Sportmediaset, në ditën e ndeshjes miqësore Shqipëri-Itali, shkruan se kjo dhe miqësorja me Armeninë do të jenë të fundit për Edi Rejën në krye të stolit të kombëtares kuqezi.

Sipas medies italiane, ashtu siç ishte thënë edhe javë më parë, 77-vjeçari nuk do ta zgjasë kontratën me Shqipërinë.

Tashmë në Itali kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij, i cili do të vijë sërish nga përtej Adriatikut. Ai do të jetë Xhixhi DI Biaxho, eksperienca e fundit e të cilit ka qenë me skuadrën e SPAL-it në vitin 2020.

Sport Edi Reja trajneri i Kombëtares Shqiptare