Sport 8 Janar 2023, 22:12

Edi Reja nuk humbet kohë, gati aventura e re për ish-trajnerin kuqezi pas largimit nga stoli i kombëtares

Shkruar nga Pamfleti
Edi Reja nuk humbet kohë, gati aventura e re për ish-trajnerin kuqezi

Edi Reja nuk humbet kohë, gati aventura e re për ish-trajnerin kuqezi pas largimit nga stoli i kombëtares

Edi Reja u largua nga kombëtarja shqiptare me të përfunduar kontrata me FSHF-në. Tashmë trajneri italian është i lirë të nisë një aventurë të re diku tjetër dhe sipas asaj që bëjnë me dije mediat sllovene, ish-timonieri i kuqezinjve është afër skuadrës së ND Gorica.

Nuk bëhet fjalë për t’u ulur në stolin e ekipit slloven, por sipas saj që raportohet nga “Ekipa24”, Reja do të ketë një rol tjetër në skuadër. Nuk bëhet ie ditur akoma pozicioni i italianit, por drejtuesit e skuadrës sllovene kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga eksperienca e Rejës.

Duke qenë një njohës i mirë i futbollit dhe një trajner me shumë eksperiencë, Gorica kërkon këshillat e 77-vjeçarit, i cili drejtoi kuqezinjë në 38 ndeshje, duke siguruar 14 fitore, 15 humbje dhe 9 barazime.

Sport Edi Reja ish-trajneri i kombëtares shqiptare ND Gorica