Politike22 Mars 2018, 09:34

Edith Harxhi: Basha shkatërroi PD-në, Berisha të kthehet e të na shpëtojë

Shkruar nga Pamfleti
Edith Harxhi: Basha shkatërroi PD-në, Berisha të kthehet e

Ngricat mbërthejnë gjithë Veriun, probleme në qarkullim

Pas Edvin Kullurit dhe Fabian Topallajt të cilët kanë  dalë hapur kundër liderit demokrat, Lulzim Basha, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka reaguar edhe Edith Harxhi. Anëtarja e Këshillit Kombëtar në PD kërkon largimin e Bashës dhe rikthimin e Berishës në krye të Partisë.

Teksa kujton 22 Marsin e vitit 1992, ajo thotë se ish-kryeministri është e vetmja figurë që mud të mbledhë dhe të bashkojë të djathtën shqiptare.

Statusi i Edith Harxhit në Twitter

 “Ndoshta ka ardhur koha qe Z. Berisha te rikthehet ne balle si e vetmja figure qe mund te mbledhe, bashkoje, koordinoje te djathten kunder te keqes se madhe. De Gauli shqiptar duhet te kthehet. Bace kthehu e na prije.

Sot eshte 22 marsi dite e shenuar e demokracise tone por fatkeqesisht sot PD eshte me rende se kurre ne nje kohe qe duhej te ngjallte shprese perkundrejt dhunes politike ekonomike dhe shoqerore te qeverise aktuale. PD duhet te ringrihet dhe te ndale krimin dhe korrupsionin” shkruan ajo në Twitter.

Politike anëtarja e Këshillit Kombëtar në PD Edith harxhi