Anti-Mafia29 Gusht 2018, 19:11

Edmond Leka i “Western Union”, thirret në prokurori, për të “vjellë zullumet” më transfertat e miliardave të pista

Shkruar nga Pamfleti
Edmond Leka i “Western Union”, thirret në prokurori, për

Edmond Leka i “Western Union”, thirret në prokurori, për të “vjellë zullumet” më transfertat e miliardave të pista

Pas shkrimit të publikuar në “PAMFLETI” dhe si vijim, i hetimit të nisur me denoncimin e OSBE më 19 shtator 2015, por të bllokuar prej bandës Llalla-Berisha-Meta

Ka reaguar në mënyrë “rrufe” Prokuroria e Përgjithshme, pas shkrimit të publikuar në “PAMFLETI më 24 gusht 2018, lidhur me aktivitetin kriminal të “lavatriçes” së transfertave të vlerave financiare “Western Union”, duke njoftuar administratorin e saj Edmond Leka, të paraqitet në fillim të javës tjetër, në organin  akuzës.

Sipas infoemacionit që disponon “PAMFLETI”, si publikues i krimit, thuhet se “Rrapush Xhaferri” Edmond Leka, i firmës “pastruese-transportuese” me emrin “Ëestern Union”, nuk është thirrur si “dijetar”, por si “klient i drejtësisë” për të dhënë sqarime e informacione, si person që ka dijeni e që prej 24 vitesh, ushtron veprimtari tranfertash financiare.

Leka që “arratis” lekët nga Shqipëria, do të pyetet, lidhur me miliardat e krimit e korrupsionit, që shtetarët, familjarët e tyre, personazhet e botës së krimit dhe oligarkët e bizneseve “VIP”, kalojnë jashtë Shqipërisë prej 20 vitesh, nëpërmjet “Tunelit-Western Union”, që i çon “qetësisht” në qendrat offshore.

Ne denoncuam faktin, që vetëm në 10 vitet e fundit, “Western Union” ka kryer nga Shqipëria, në disa banka shtetesh të tjera, 1132 transferta në vlera miliona euro, dollarë, valuta të tjera e madje dhe sasi floriri “Kallëp Thesari”, bizhuteri e monedha të çmuara si vlerë historike, shumica, të çuara në shtet e banka të huaja, ku institucionet anti-krim të SHBA-BE, nuk kanë akses kontrolli e veprimi.

Lista emërore e perosnave, që kanë transferuar miliarda krimi e korrupsioni dhe miliona, të pastruara në biznese fiktive shqiptare, që happen e mbyllen në çdo 2-3 muaj, ka emra të mirënjohur të 26 viteve të pushteteve e politikës shqiptare, ku rekord janë Berisha, Meta, Rama, Beqaj, Haxhinasto, Panariti, Ahmetaj, Argita e Shkëlzen Berisha, Fatmir Mediu, Monika Kryemadhi me llogari më vehte, Lulzim Basha, Erjon Isufi (Kunati), Vasil Naçi, Anastas Angjeli, Linda Rama, Armand Duka, Bashkim Ulaj, Shkëlqim Fusha, Erjon Veliaj, Adriatik Llalla, Gjin Gjoni, Xhezair Zaganjori, Luan Bregasi, Bamir Topi, Fiqiri Ismaili, Qazim Sejdini, Taulant Balla, Vangjush Dako e shumë të tjerë, që merren me karburante, rrugë, fshatra turistikë, ushqime, ndërtime kullash, pyje, HEC-e, karburante, inerte e çimento, të cilët kanë lidhje të forta krimi ekonomik-financar shtetëror me njeri-tjetrin, pavarësisht ngjyrave politike. 

Hetimi që nisi pas shkrimit në “PAMFLETI” është vijim, i hetimit të nisur qysh 3 vite më parë, me denoncimin e bërë nga OSBE më 19 shtator 2015 e cila, skedonte “Tunelin-Western Union” dhe personalisht “skuthin” Edmond Leka, si “rezidenca” mafioze e pastrim-tranferimit të miliardave të krimit e korruspionit jashtë Shqipërisë, por që atëherë, ai hetim u bllokua prej bandës Llalla-Berisha-Meta dhe oligarkët e tyre, që më pas futën në “thes” edhe Edi Ramën./Pamfleti

 

Anti-Mafia Edmond Leka i “Western Union” për të “vjellë zullumet” më transfertat e miliardave të pista thirret në prokurori