Anti-Mafia20 Dhjetor 2022, 10:07

Edvin Kondili zbuloi që zyrtarëve të SPAK e familjarëve të tyre nuk u janë mbikëqyrur telefonat 3 vitet e para

Shkruar nga Pamfleti
Edvin Kondili zbuloi që zyrtarëve të SPAK e familjarëve

Edvin Kondili zbuloi që zyrtarëve të SPAK e familjarëve të tyre nuk u janë mbikëqyrur telefonat 3 vitet e para

Kandidati Kondili, tha: – Nëse zgjidhem kryetar, garantojë se ditën e parë të detyrës, do fillojë zbatimin e nenit 48 të Ligji Nr. 95, datë 6 tetor 2016, që detyronte Kryetarin e SPAK të krijonte qendrën e mbikëqyrjes telefonike me akses të plotë e paralel tek FBI e EUROJUST, por nuk u zbatua nga ish-kryetari Arben  Kraja

Gjatë shpalosjes së platformës për t’u zgjedhur Kryetar i SPAK, prokurori Edvin Kondili,  zbuloi një sekret, që në fakt është një skandal i rëndë ligjor, i bërë me vetëdije nga ish- kryetari Arben Kraja, por që e kanë pranuar në heshtje gjithë prokurorët…

Kondili, tha: –  Nëse zgjidhem kryetar, ju garantoj se ditën e parë të detyrës, do fillojë zbatimin e nenit 48 të Ligji Nr. 95, datë 6 tetor 2016, i pa zbatuar këto 3 vite, që detyron kryetarin e SPAK të vendos në mbikëqyrje telefonike veten dhe familjarët e tij e të zyrtarëve të kësaj strukture.

Nenit 48, pika 1 e ligjit, përcakton këtë detyrim: – Përpara emërimit, në pozicionin Kryetar, Prokuror, Hetues, Oficer i Policisë Gjyqësore dhe detyra të tjera në SPAK dhe në Byronë Kombëtare të Hetimit, kandidatët deklarojnë me shkrim, heqjen dorë nga e drejta e tyre për privatësi në telekomunikime, duke përdorur numra telefoni e adresa elektronike të deklaruara.

Ndërsa pika 2 e këtij neni, thotë:  – Edhe anëtarët e afërt të familjeve të zyrtarëve të SPAK e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duhet të deklarojnë me shkrim, se pranojnë të heqin dorë nga e drejta e tyre për privatësi në telekomunikime.

Sa për sqarim, me këtë ligj, zyrtarëve të SPAK, të Byrosë Kombëtare të Hetimit e familjarëve të tyre, nuk u ndalohet komunikimi i lirë me telefona e rrjete sociale, por u bëhet e ditur, se çdo bisedë e tyre, do mbikëqyret për aq kohë sa do jenë në këtë strukturë hetimi.

Mirëpo kandidati Edvin Kondili, me apo pa dashje, zbuloi se këtë detyrim ligjor, ish-Kryetari i SPAK, Arben Kraja nuk e ka zbatuar gjatë 3 viteve, duke mos mbajtur nën mbikëqyrje telefonike veten, vartësit në SPAK e BKH dhe familjarët përkatës.

Sipas ligjit, në SPAK me akses paralel partnerët e FBI e EUROJUST, duhej të ishte ngritur një qendër monitorimi dhe mbikëqyrjeje e sipas rasteve, edhe për përgjim të komunikimeve të zyrtarëve të SPAK e BKH dhe familjarëve të tyre.

Kjo qendër nuk është ngritur e për rrjedhojë, zyrtarët kësaj strukture hetimi nuk janë mbajtur nën mbikëqyrje telekomunikimi, prandaj gjatë 3 viteve pamë një SPAK që bllokoi dosjet e krerëve të lartë  të politikës, trafikantëve të kokainës si Trifon Murataj i “Bana King”, Shkëlzenit të Gërdecit dhe Olsi Ramës e Amant Josifit të Call Center etj.

Zbatimi këtij detyrimi ligjor, i mbeti në dorë Kryetarit të ri të SPAK, Altin Dumani, zgjedhja e të cilit është konsideruar nga SHBA-BE dhe shqiptarët, si besim për luftë reale kundër krimit e korrupsionit në nivele të larta./Pamfleti

Anti-Mafia #Familjarët e zyrtarëve të SPAK #përgjimi i telefonëve #Zyrtarët e SPAK Altin Dumani Edvin Kondili