alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Edvin Kulluri tërhiqet nga gara për kreun e PD: Farsë e shëmtuar! Po kalojmë nga ‘Lul Brava’ tek ‘Doktor Dryni’

04/05/2022, 9:57
ne Politike
A A

Vetëm 24 orë pasi Berisha i lexoi emrin për garën e kreut të PD-së, Edvin Kulluri është tërhequr nga kandidimi. Sipas tij Komisioni Zgjedhor është anti-statutor dhe se periudha 2 javore është e pamjeftueshme për kandidatët të bëjnë fushatë.


-Lexo edhe:

Berisha: Tre lëvizjet e Ramës për “thithjen” e kriminelëve në Shqipëri

Rama ligj për ta nxjerrë nga politika, tërbohet plaku “non-grata”: Bëje po t’a mbajti!

Tërheqjen tij Kulluri e njoftoi nëpërmjet një postimi në Facebook, duke vënë shumë pikëpyetje mbi procesin zgjedhor të organizuar nga Sali Berisha.

Postimi i Kullurit:

Te dashur miq! Dje u njoha me vendimin e nje Komisioni Zgjedhor te vete emeruar pa vendim te Keshillit Kombetar si organ i zgjedhur, qe shpalli procedurat per zgjedhjet per Kryetar te PDSH!

Meqenese para disa muajsh shpalla vullnetin per te kandiduar per Kryetar te PDSH, konstatoj se: 1) Komisioni Zgjedhor eshte anti-statutor; 2) afati per “primare” prej 2 javesh eshte i njejti me afatin e vendosur nga Lul Brava qershorin e kaluar, duke mos u lene kohe kandidateve per te bere fushate; 3) ne kete Komision ka anetare te njejte nga ata qe vodhen vota per Lul Braven duke e bere kete proces po aq te pabesueshem; 4) nuk ka serish asnje transparence per listat e anetaresi se PDSH; 5) kandidatet nuk jane pyetur per perberjen e Komisionit, sipas parimit te shokut Stalin “populli voton, votat i numerojme ne”; 6) zgjedhjet po mbahen nderkohe qe PD eshte e percare me keq se 1 vit me pare!

E vetmja gje qe ndryshon nga zgjedhjet e vjedhura ne 13 qershor me keto te 22 majit eshte se po kalojme nga “Lul Brava” tek “Doktor Dryni”!

Fatkeqesisht PD dhe demokratet po tallen dhe neperkemben po njesoj prej te pakten 5 vitesh duke i privuar nga debati i lire, vota e lire dhe perfaqesimi!

Propaganda e 11 dhjetorit per “primare” e “sovranitet” vote rezultoi vecse propagande duke zhgenjyer per te disaten here demokratet e ndershem dhe opinionin publik!

Per keto arsye, vendosa te mos behem pjese e kesaj farse te shemtuar zgjedhore duke u terhequr nga kandidimi per Kryetar te PDSH me keqardhjen e dikujt qe lufton prej 5 vitesh per demokratizim real te PDSH dhe jo uzurpim te karriges se Kryetarit dhe strukturave lokale dhe qendrore!

Me shpresen se Grupi Parlamentar i PDSH si i vetmi organ legjitim do te beje perpjekjet maksimale per te nxjerre partine nga kriza me e rende ne 32 vite histori, mbetem me shpresen se ka ende nje te ardhme per opoziten!

I uroj Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarit te vete-emeruar “suksese ne jete” dhe demokrateve durim dhe besim tek rivendosja e demokracise ne Partine Demokratike!

Me respekt, Edvin Kulluri!

ProMarketing
smile
Lajmi Tjeter
BE ndalon naftën ruse, sa pritet të rritet çmimi

BE ndalon naftën ruse, sa pritet të rritet çmimi

Dita e tretë e protestës në Rinas, banorët bllokojnë rrethrrotullimin e aeroportit

Dita e tretë e protestës në Rinas, banorët bllokojnë rrethrrotullimin e aeroportit

Lajmi i Dites

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

19/08/2022, 11:56

Lajmet e fundit

Berisha: Tre lëvizjet e Ramës për “thithjen” e kriminelëve në Shqipëri

19/08/2022, 13:12
A do t'i rrëzohet Qeveria? Abazoviç flet para seancës së votëbesimit në parlamentin malazez: I pranoj të dyja verdiktet

A do t’i rrëzohet Qeveria? Abazoviç flet para seancës së votëbesimit në parlamentin malazez: I pranoj të dyja verdiktet

19/08/2022, 13:12

Rama ligj për ta nxjerrë nga politika, tërbohet plaku “non-grata”: Bëje po t’a mbajti!

19/08/2022, 12:59

Krimet nga të huajt problem serioz në Britani, ministrja e Brendshme paralajmëron emigrantët shqiptarë: Ne nuk do të ndalemi

19/08/2022, 12:38

As armët bërthamore dhe as raketat; cilët do ta vendosin rendin e ri botëror pas lufte

19/08/2022, 12:14

Twitter godet anëtarët e partisë së presidentit Vuçiç

19/08/2022, 11:59
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In