Aktualitet 7 Gusht 2019, 09:52

Efektivë policie ‘me shumicë’ në Shqipëri, por profesionalizmi i tyre le për të dëshiruar

Shkruar nga Pamfleti
Efektivë policie ‘me shumicë’ në Shqipëri, por

Efektivë policie ‘me shumicë’ në Shqipëri, por profesionalizmi i tyre le për të dëshiruar

Edhe pse një vend relativisht i vogël, Shqipëria përllogaritet të ketë një numër të lartë të efektivëve të policisë në terren. Sipas përllogaritjes së Eurostat, në vendin tonë ka 370 policë për çdo 10 mijë banorë, një shifër kjo që e tejkalon mesataren e Bashkimit Evropian.

Në vendet anëtare të BE ka rreth 312 policë për çdo 100 mijë banorë sipas të dhënave të publikuara në fillim të këtij viti. Në të gjithë Bashkimin Evropian numërohen gjithsej 1.6 milionë oficerë policie, ndërkohë që numri i policëve sa vjen dhe pakësohet, madje nga 2009 ka rënë me 3.4%. Ajo çka bie në sy përsa i përket Shqipërisë edhe për faktin se numri i policëve është i lartë, sërish numri i veprave penale është tepër i lartë.

Një raport që nuk shkon në proporcion me njëri-tjetrin nxjerr në dukje problemet që ka sot policia shqiptare, e cila edhe pse vitet e fundit është rifeskuar me kontigjent të ri, sërish lë shumë për të dëshiruar në aspektin profesional.

Ndërkohë përsa i përket vendeve me numrin më të lartë të policëve në Evropë, rekordin e mban Qipro me 573 policië për çdo 100 mijë banorë. Më pas renditet Malta me 505 policë, Greqia me 492 policë (100 policë më shumë se në Shqipëri), Kroacia me 490 policë, Letonia me 461 policë.

Edhe Italia ka një numër mbi mesataren e Bashkimi Europian të policëve, me rreth 453 policë për 100 mijë banorë. Vendi me numrin më të ulët të policëve për 100 mijë banorë është Hungaria. Sipas llogaritjeve ë Eurostat, në Hungari ka rreth 90 policë për 100 mijë banorë.

Vendet e Evropës Veriore kanë një numër të ulët të oficerëve të policisë gjithashtu. Në Finlandë ka mesatarisht 137 policë për 100 mijë banorë, në Danimarkë ka rreth 186 policë, ndërsa në Suedi 203 policë. Në vendet e tjera të zhvilluara të Bashkimi Europian, si Gjermania, ka mesatarisht 297 policë për 100 mijë banorë, ndërsa në Francë 326 policë, me shumë se mesatarja e BE-së.

Aktualitet EUROSTAT policia Qipro Shqiperi Suedi