Aktualitet20 Shtator 2019, 21:31

“Efendikoi” i OSHEE, Ardian Çela; tender, 1.1 miliardë lekë, për makina me qira te Papuli i Ramës; sa blerja e 80 makin

Shkruar nga Pamfleti
“Efendikoi” i OSHEE, Ardian Çela; tender, 1.1 miliardë

“Efendikoi” i OSHEE, Ardian Çela; tender, 1.1 miliardë lekë, për makina me qira te Papuli i Ramës; sa blerja e 80 makinave të reja

MARIFET PËR TË VJEDHUR TAKSAT E SHQIPTARËVE/ Vetëm në 6 muajt e fundit, Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës dhe 9 institucione të tjera të pushtetit “Rilindja”, kanë hedhur në “thesin” e mikut të familjes kryeministrore, 32 miliardë lekë për marrje makinash me qira, kur kanë makina gjendje e në gjëndje pune, më tepër se norma e planifikuar për zyrtarët dhe shërbimet

Familja kryeministrore “Edi-Linda”, vazhdon të dhurojë miliarda lekë nga taksat publike, si financim klientelist e anti-ligjor, për oligarkun Agron Papuli, me biznes tregun monopol të shitjes së makinave në Shqipëri; që paguan taska sa… 1 kioskë kokoshkash.

Në listën e ministrave dhe drejtorëve; që kryeministri Rama, i ka urdhëruar të dhurojnë miliarda lekë tek Agron Papuli me procedura, tendera e letra fiktive; përveç Ardi Veliut të policisë, është edhe Ardian Çela i OSHEE, i cili ka sajuar një tender “emergjence” me vlerë 1.1 miliardë lekë, për marrje autoveturash me qira, te kompania “Classic shpk”.

Sipas të dhënave të tenderit fantazmë, këto 1.1 miliardë lekë, do të paguhen, nga të ardhurat që banda mafioze e OSHEE, komanduar faktikisht nga Vangjush Dako; u zhvat qytetarëve e bizneseve, me çmime të larta, me fatura aforfe e më gjoba të sajuara, ndërkohë që edhe servisi i makinave, do të bëhet te “Classic shpk”, me pagesë shtesë nga OSHEE.

Një llogari e thjeshtë matematikore, tregon se me 1.1 miliardë lekë, mund të blihen 80 makina të reja; mirëpo kryehajduti kryeministër, ka urdhëruar krye-horrin e penalizuar të OSHEE e shumë horra të tjerë ministra e drejtorë; të përdorin vetëm marifetin e marrjes së makinave ne qira, që Agron Papuli, të marrë miliarda lekë dhe makinat, pas afatit të qirasë./Pamfleti/

Kryesore