Showbiz 5 Shkurt 2023, 17:33

Efi flet pas eliminimit: Jam shtangur kur kam dalë jashtë!

Shkruar nga Pamfleti
Efi flet pas eliminimit: Jam shtangur kur kam dalë jashtë!

Efi ishte sot e ftuar në “Fun Club” ku foli për herë të parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP”. “Unë realisht i kapja dorën dhe i thosha Kiarës nuk do t’ju ndajë publiku sepse sapo u bëtë çift dhe nuk më duket normale”, tha ajo.

Ish-konkurrentja u shpreh se kur ka dalë jashtë është shtangur nga dashuria e madhe që publiku ka treguar kundrejt saj, duke shtuar se i dukej sikur po flisnin për një person tjetër.

Efi flet pas eliminimit: Jam shtangur kur kam dalë jashtë

Beniada: Më mirë të jesh jashtë e te kesh dashurinë e publikut se të jesh brenda dhe të dalësh…

Efi: Pikërisht! Konkluzioni ky ishte, kur kam dalë jashtë jam shtangur dhe vetëm qeshja. Më dukej sikur flisnin për një person tjetër, jo për mua (qesh)

Po ashtu Efi tha se nuk “fajëson” Dean për nominimin sepse sipas saj, Dea është vetëm një “ushtar” i Oltës.

“Unë jam shumë e lumtur si brenda si jashtë, por mënyra se si dola normal që nuk ishte fare e këndshme. Nuk e kam me Dean, Dea është thjesht një ushtar prandaj nuk e kam me të. E kam me Oltën. Nuk është thjesht një lojë siç përflitet. Aty janë disa njerëz që janë të vërtetë dhe është një jetë paralele. Aty janë disa njerëz që ashtu siç janë brenda ashtu janë edhe jashtë. Mendimi im është po i njëjtë dhe nuk ndryshon”, tha Efi.

Reality Show #BBVA