Showbiz 3 Shkurt 2023, 12:41

Efi nuk ndihet mirë, vizitohet nga mjekja jashtë shtëpisë së Big Brother

Shkruar nga Pamfleti
Efi nuk ndihet mirë, vizitohet nga mjekja jashtë shtëpisë

Efi nuk ndihet mirë, vizitohet nga mjekja jashtë shtëpisë së Big Brother

Konkurrentja e “Big Brother VIP”, Efi, prej ditësh po i ankohet miqve të saj në shtëpi se nuk ndihet fort mirë dhe ka herë pas here luhatje ekuilibri.

Më shumë sesa tensioni, banorët dyshuan se Efi vuan nga veshi i mesëm, ndaj produksioni e dërgoi atë mbrëmë jashtë shtëpisë për të bërë disa kontrolle mjekësore.

Duke qenë se tensioni dhe rrahjet e zemrës rezultuan normale, mjekja gjithashtu dyshoi se çfarë ia shkakton Efit këtë gjendje dhe është veshi i mesëm.

Efi është kthyer mbrëmë në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka marrë përkujdes prej disa banorëve, që i dhanë ushqim dhe i qëndruan mbi kokë duke i ofruar çfarë kishte nevojë.

Marramendja, e njohur ndryshe si vertigo është ndjesia humbjes së ekuilibrit ose çrregullimit të orientimit në hapësirë. Ndjesia e trullosjes me raste është e zakonshme.

Reality Show Efi semure