Tirana arriti të fitonte me përmbysje ndaj Kukësit me rezultatin 1-2. Një fitore që i ngjit bardheblutë në krye duke kaluar Kukësin. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, trajneri Egbo u shpreh:
Fitore me përmbysje? “Nuk e di jam pa fjalë. Nuk e di ku të filloj dhe i pari lavdi i shkon zotit pasi kjo është mrekulli. Ta dinë të gjithë se ka një zot dhe që të jep atë që meriton nëse beson se do të arrish atë që do. Çunat kanë dhënë maksimumin dhe nuk di si t’i falenderoj dhe zoti e ka parë këtë gjë dhe kjo u pa që ishte dora e zotit”.
Ndryshimet në pjesën e dytë? “Pjesa e parë ka qenë shumë e mirë, në të dytën e kemi nisur prapë mirë, por pësuam gol dhe kemi pasur vështirësi. Me futjen e Ismailgecit dhe Ngoo zoti mori në dorë situatën dhe loja ndryshoi.
Cobbinha është një lojtar që mund të rrijë 15 minuta në izolim dhe pastaj mund të shfaqet. Ne e vonojmë, pasi e dimë që ai do të shpërthejë në një moment”.
Pësimi i golit dhe derbi? “Mënyra si e kemi pësuar golin nuk mund ta quaj naiv pasi është diçka që ndodh në lojë. Nuk është gabim i Vangjelit, pasi aksioni ka nisur që në fillim te krahu i djathtë. Siç kemi pësuar gol me Teutën, Korçën dhe këtu kur fitojmë do të rregullojmë akoma më shumë gjëra.
Derbi? “Dua ta shijoj këtë fitore dhe nesër ekipi do të jetë në stërvitje. Lojtarët kanë fituar personalitet dhe nuk do të futen në eufori në derbi dhe kështu do të vazhdojmë pasi morali është i lartë”.
Ndërrimet? “Muçi në pjesën e parë ka luajtur shumë mirë pastaj në të dytën nuk e kemi parë të arsyshme të luajmë me dy sulmues. Kemi futur Ngoo, pasi e dinim që do të luanim me topa të gjatë. Nëse i bën yzmetin punës dhe i bën gjërat e drejta e fut lojtarët në pozicionet e veta është normale që zoti do të verpojë. Unë e quaj dora e zotit dhe jo fat. I thashë Vangjelit që të mos mërzitet. Nëse vazhdojmë kështu do të ndryshoj ndeshja. Ismailgeci meriton më shumë të luaj prandaj them që çdo lojtarë është i rëndësishëm për të luajtur. Na ka dhënë besimin që mund të futet në lojë në çdo minutë dhe jep maksimumin e tij. E di që meriton të luaj më shumë, por duke parë organikën në skuadër çdo lojtarë duhet të jetë gati për të hyrë në fushë”, u shpreh Egbo.