Sport11 Shkurt 2023, 15:29

Egnatia i tregon forcën Laçin, rrogozhinasit marrin 3 pikët e para të vitit në kampionat, fitore jetike për Kukësin

Shkruar nga Pamfleti
Egnatia i tregon forcën Laçin, rrogozhinasit marrin 3 pikët e

Egnatia i tregon forcën Laçin, rrogozhinasit marrin 3 pikët e para të vitit në kampionat, fitore jetike për Kukësin

Përfundojnë 2 ndeshjet e javës së 21 të Abissnet Superiore.  Egnatia ka mposhtur në transfertë Laçin me rezultatin 1-0.

Në minutën e 7 të sfidës Kasa kërcënoi portën e Selmanit, i cili bëri një pritje të mirë. Pas disa minutave ishte Fernando ai që tentoi sërish, por portieri i Laçit u tregua i vëmendshëm duke mbrojtur portën. Në minutën e 23, ai nuk mund të bënte asgjë përballë Paulauskas, i cili qendroi përballë tij ku më pas shënoi golin e avantazhit. Pak minuta para përfundimit të pjesës së pjesës së parë, Kasa shënoi të dytin, por arbitri ia anuloi golin për pozicion jashtë loje. Kështu pjesa e parë u mbyll në avantazhin e Egnatias.

Në pjesën e dytë, të dyja ekipet patën mundësi të shënonin, por asnjëra nuk arriti ta bënte. Ndeshja zgjati shumë për shkak të një momenti kulminant, teksa kurbinasit kërkuan 11-metërsh, por arbitri ua mohoi pas rishikimit të skenës në VAR. Kështu, Egnatia ngjtet në vendin e 4 me 30 pikë, ndërsa Laçi renditet në vendin 6 me 29 pikë.

Kukësi është rikthyer sërish te fitorja, kësaj radhe duke mundur në shtëpi Kastriotin me rezultatin 1-0.

Verilindorët dominuan pjesën më të madhe të takimit, teksa dhe krutanët u treguan disa herë të rrezikshëm përpara portës. Gjithsesi ishte Basha, ai i cili me një gol në minutën e 49, i dha fitoren vendasve.

Kështu Kukësi largohet nga zona e ftohtë e mbijetesës dhe ngjitet në vendin e 7 momentalisht me 25 pikë, ndërsa Kastrioti vazhdon të qendrojë në vendin e fundit me 20 pikë.

Sport Abissnet Superiore Egnatia Kastrioti Kukësi Laçi