Anglezët në Europa League nuk kanë pasur shumë fat me ndeshjet e mbrëmjes së sotme. Totenhemi nuk shkoi më shumë se një barazim 3-3 me ekipin e LASK në transfertë, ndërsa Leicesteri humbi me rezultatin 1-0 kundër Zorya.
Austriakët e LASK ia vështirësuan shumë punën londinezëve të Murinjos, pasi kaluan të parët në avantazh. Ata shënuan mjaft bukur me anë të Michorl, ndërsa Bale barazoi me penallti në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Anglezët gjetën avantazhin me Son, por goli i koreano-jugorit u barazua nga Eggestein. Dele Alli shënoi sërish me penallti në minutën e 86′, por sërish vendasit barazuan për 3-3 me Karamakon në minutën e 93.
Leicesteri nga ana tjetër humbi me rezultatin 1-0 ndaj modestëve të Zorya. Vendasit shënuan në minutën e 84 me Sayyadmanesh. Anglezët u kualifikuan dhe me humbjen e sotme.