Aktualitet 7 Shkurt 2023, 18:54

Ekipi shqiptar në Turqi nxjerr nga rrënojat 4-vjeçaren: Jemi 24 orë në shërbim

Shkruar nga Pamfleti
Ekipi shqiptar në Turqi nxjerr nga rrënojat 4-vjeçaren: Jemi 24

Ekipi shqiptar në Turqi nxjerr nga rrënojat 4-vjeçaren: Jemi 24 orë në shërbim

Ekipi shqiptar në Turqi ka nxjerrë nga rrënojat e një pallatit një fëmijë 4 vjeç. 3 pjesëtarë të grupit shqiptar, mjekja Aroxhena Mara, Komandanti i ekipit të kërkim shpëtimit të Forcave të Armatosura major Endri Cengo dhe mjeku Elton Reso kanë rrëfyer në një intervistë në ReportTV, momentet të vështira nga puna e tyre

“Sot u gjet një fëmijë 4 vjeçar nën rrënoja, u dëgjuan të ulërimat e tij. E shpëtuam pas 31 orësh”.

“Ekipi jonë arriti që të identifikojë një fëmijë, pastaj me bashkëpunimin e turkut e nxorën nga rrënojat”.

“Çdo operacion është i ndryshëm, nisim kërkimet me besimin se personi nën rrënoja është i gjallë”, kanë treguar anëtarët e grupit shqiptar në Turqi.

Qëllimi kryesor i punës së tyre është që të nxjerrin gjallë personat nga rrënoja, mirëpo po aq e vështirë është edhe mbajtja nën kontroll të familjarëve, të cilët jo pak herë, e bëjnë situatën edhe më të rënduar.

“Ne kemi bërë edhe me familjarët e personave në rrënoja se situatën e bëjnë më kritike reagimet e familjarëve. Prioritet janë personat e gjallë të bllokuar në rrënoja, në disa vatra skuadra ndahet në 2 grupe”, tregojnë ato.

Aktualitet ekipi shqiptar Termet TURQI