Aktualitet 7 Shkurt 2023, 10:37

Ekipi shqiptar niset drejt Turqisë, zbardhet lista e personelit mjekësor që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë

Shkruar nga Pamfleti
Ekipi shqiptar niset drejt Turqisë, zbardhet lista e personelit

Një ekip prej 53 personash nga Shqipëria është nisur për në Turqi për t’iu përgjigjur thirrjes për ndihmë pas tërmetit shkatërrues në kufirin me Sirinë që shkaktoi mijëra viktima dhe të plagosur.

Mes personelit mjekësor që u nisën drejt Turqisë janë:

1.Elton Reso

2.Albano Ballaxhia

3.Arjeta Islamaj

4. Aroxhena Mara

5. Dajana Zenelaj

6. Hygerta Ilnica

7. Fatos Kuçi

8. Erjon Abazaj

9. Robert Sina

10. Arjola Molla

11. Grej Malo

12. Edlir Ahmetaj

Ndërkohë ka shkuar mbi 5 mijë numri i viktimave nga tërmeti tragjik në Turqi e Siri teksa operacioni i kërkim shpëtimit ka vazhduar gjatë gjithë natës.

Shtetet në mbarë botën kanë thënë se do të dërgojnë ekipe për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit, por deri më tani vetëm pak ekipe kanë arritur në vendngjarje.

Aktualitet ekipi shqiptar Tërmeti në Turqi