Bota 7 Mars 2022, 20:12

Ekonomia ruse drejt rrënimit, rubla ruse bie në nivel të ri rekord kundrejt dollarit amerikan

Shkruar nga Pamfleti
Ekonomia ruse drejt rrënimit, rubla ruse bie në nivel të ri

Sanksionet ndaj Rusisë kanë filluar të ndihen çdo ditë e më shumë, sidomos nga qytetarët të cilët janë shprehur për mediat e Perëndimit se shumë nga veprimet e tyre të përditshme.

Ditën e sotme, sipas CNN, rubla ruse ka rënë edhe më shumë kundrejt dollarit amerikan, duke arritur nivele të ulëta rekord, teksa bisedimet për sanksione të mundshme kundër energjisë ruse po shtohen. Aktualisht 1  dollarë vlen 155 rubla.

Para luftës një dollar kishte vlerë 70 me 80 rubla ruse. Rubla ruse ka humbur 90% të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan që nga fillimi i vitit.

Rubla është zhytur pasi Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ekonomike.

Bota #perendim rubla Rusia Ukraina