Zgjedhje e vjedhje/ Vetëm në 4 muajt e fundit, me urdhër të bablokut, dy firmat e tij “Alko Impex General Construcion” dhe “Alko Impex Construcion”, kanë shtuar 40% numrin e tenderëve “VIP” dhe 10 milionë Euro vlerën e tyre; të cilët po i jepen pa garë e me 97-98% të fondit limit, ku rekord është monopoli i pastrimit të mbetjeve në bashkitë Tiranë, Shkodër, Elbasan, Kavajë, Kamëz etj.
Sa më shumë afrohen zgjedhjet e 25 prillit, aq më shumë shtohet numri dhe vlera e tenderëve që i jepen Sadri Abazit, duke kaluar në krye të listës së oligarkëve dhe deputetëve të Bablokut, që përlanë më shumë fonde publike.
Tenderi i radhës që ka sajuar Kryeministri dhe levat e tij, për të mbushur thesin personal e elektoral të Sadriut, në këtë kohë krize financiare; është rikonstruksioni i fasadeve të në dy ndërtesat e Ekselencës të Tiranës e Korçës dhe i zyrave të FSHZH që i ka dhënë tenderin. Është çmenduri, që në kohë krize financiare “Covid-19”, kur qeveria po lyp borxhe për vaksinën dhe ilaçet; Babloku sajon tender me vlerë 4 miliardë lekë për fasada godinash ku nuk prodhohet e shërbehet por vetëm jepen tendera e bëhet propagandë.
Fituese të këtij “çeku”, janë shpallur pa garë, firmat “Alko Impex General Construcion shpk” e Sadri Abazit e firma “Ed Konstruksion” e një 85-vjeçari dhe “Arkon Studio” (për projektin), por Dritan Agolli i FSHZH, për të fshehur firmën e Sadrit Abazit, ka publikuar si fituese vetëm firmën “Arkon Studio”.
Nuk është shpifje por fakt zyrtar, që sipas APP, dy firmat “Alko Impex General Construcion” dhe “Alko Impex Construcion” të deputetit Sadri Abazi, aktualisht kanë 89 kontrata tenderësh në proces, me 11 bashki, 5 ministri e 7 ente publike.
Ndërsa vetëm në muajt dhjetor 2020 e janar 2021, dy firmave të tij, i janë dhënë 27 tendera, duke bërë garë fiktive me njera-tjetrën dhe pa garë, por me negocim nga shefat e pushtetit./Pamfleti