Sport 8 Qershor 2018, 19:12

Ekskluzive: Hasani “snobon” Superioren, Pamfleti zbulon ofertat e tjera

Shkruar nga Pamfleti
Ekskluzive: Hasani “snobon” Superioren, Pamfleti zbulon ofertat e

Një ndër emrat që ka dalë i lirë në tregun e lojtarëve është mesfushori shkodran, Edon Hasani. Ky i fundit i dha fund aventurës së tij me ekipin e Sepahanit në Iran. Aventurë e shkurtër 6-mujore, por një marrëveshje e bollshme në aspektin financiar. Mesfushori ka disa oferta në Superiore, por për momentin i ka lënë mënjanë, pasi ka disa oferta të tjera interesante. 

Pamfleti me burime pranë lojtarit shkodran bën me dije se Hasani ka dy oferta të rëndësishme. Ai ka një interesim nga Arabia Saudite dhe një nga Katari. Futbollisti po i sheh me interes këto oferta dhe në bazë të kushteve financiare do të vendosë. Emrat e klubeve nuk dihen ende, por i rëndësishëm është fakti se lojtari mund të qëndrojë jashtë vendit. 

Hasani ka dëshirë të qëndrojë larg vendit tonë, pasi kushtet janë të tjera, por dhe respekti. Në rast se nuk arrin marrëveshjen në kontinentin aziatik, atëherë do të rikthehet në Superiore. Shkodrani nuk do të rikthehet dhe Superioren e sheh si mundësi të fundit. 

Sport Arabia Saudite Edon Hasani Katar Ofertë