Aktualitet21 Qershor 2019, 17:49

NATO synon të krijojë një front të ri mbrojtjeje në hapësirë

Shkruar nga Pamfleti

Ekskluzive: NATO synon kufijtë e hapësirës së Aleancës së Traktatit të Atlantikut të Veriut

“NATO po konsideron hapësirën si një fushë beteje të re këtë vit”, kështu deklaruan katër diplomatë të lartë në Bruksel, e për t’i treguar presidentit amerikan Donald Trump se aleanca është e rëndësishme dhe se duhet të përshtatet me kërcënime të reja pas nënshkrit nga ana e tij për krijimin e një Forcë Hapësinore Amerikane.
Vendimi do të merret në një samit që do të zhvillohet në Londër në datat 3-4 dhjetor, ku do të marrin pjesë edhe Presidenti Trump. Me anë të nënshkrimit do të pranohet zyrtarisht se betejat nuk mund të zhvillohen vetëm në tokë, në ajër, në det dhe në rrjetet kompjuterike, por ato do të behën edhe në hapësirë.

“Nëse ka një marrëveshje, që ne duhet ta bëjmë hapësirën një zonë të re, atëherë samiti i Londrës është vendi më i mirë për ta bërë atë zyrtar”, tha një diplomat i lartë i NATO-s i përfshirë në diskutime, megjithëse paralajmëroi se politikat teknike janë ende në proces.

Diplomatët e NATO-s mohojnë se aleanca do të jetë pjesë e ndonjë bazë luftarake në hapësirë, por thonë se duke deklaruar se do të jetë një fushe e re, do të fillojë një debat nëse NATO duhet të përdorë armë hapësinore që mund të eliminiojë raketat armike dhe mbrojtjen e ajrit ose të shkatërrojë satelitët.

Dimplomatë shprehen se vendimi për shpalljen e hapësirës si një kufi i ri për mbrojtjen, mund të ndihmojë të bind Trump se NATO mund të jetë një aleat i dobishëm në frenimin e rritjes së Kinës si një fuqi ushtarake rivale. Ndërkohë që sot vendet e NATO-s posedojnë 65% të satelitëve në hapësirë, ndërsa Kina parashikon një numër të lart të satelitëve komercialë që mund të ofrojnë shërbime që varjojnë nga interneti me shpejtësi të lartë për avionët e deri në gjurmimin e raketave dhe forcave të armatosura në terren.

Kina po zhvillon armë që mund t’i përdorë në orbitë dhe u bë vendi i parë që u ul në anën tjetër të hënës vitin e kaluar. Rusia, dikur një partner strategjik për NATO-n, por që tani shihet nga shumë aleatë si një fuqi armiqësore, është gjithashtu një forcë në hapësirë dhe është një nga vendet e pakta që mund të dërgojë satelitë në orbitë. “Ju mund të bëni luftë ekskluzivisht në hapësirë, por kushdo që kontrollon hapësirën kontrollon gjithashtu atë që ndodh në tokë, në det dhe në ajër”, tha Jamie Shea, ish-zyrtare e NATO-s dhe tani një analiste në think-tank të Miqtë e Evropës në Bruksel .

“Nëse nuk kontrollon hapësirën, nuk kontrolloni as fushat e tjera.” Ministrat e mbrojtjes të NATO-s pritet që të bien dakord për një politikë të gjërë hapësinore javën e ardhshme në takimin e radhës në Bruksel, por nuk do të ketë vendim për të deklaruar hapësirë si një zonë operacionale të mbrojtjes. Një diplomat i dytë tha se ndërsa vendimi ishte serioz dhe ka pasoja të vërteta, ka të ngjarë të jetë “një dhuratë për Trump”.

Trump, i cili në takimin e fundit të NATO-s në korrik të vitit të kaluar mbajti një qëndrim të ashpër ndaj aleatëve europianë lidhur me shpenzimet e larta të mbrojtjes dhe akuzoi Gjermaninë se ishte e burgosur me energjinë ruse. Ai në Shkurt nënshkroi një plan për të filluar krijimin e Forcës Hapësinore të SHBA-ve. Edhe pse samiti i Londrës është rreth gjashtë muaj larg, aleatët evropianë tashmë janë nervozë nëse Trump do të përdorë takimin për të vënë në dyshim vlerën e aleancës, për të cilën ai është kreu de facto i saj.

Ushtria amerikane po varet gjithnjë e më shumë nga satelitët për të përcaktuar më mirë atë që bën në terren, duke udhëhequr municionet satelitët me lazer nga hapësira, si dhe duke përdorur mjete të tilla për të monitoruar lëshimin e raketave dhe për të gjurmuar forcat e saj. Tani nuk është më detyrim thjesht të rrethojnë orbitën e tokës, tani satelitët mund të manovrohen në hapësirë për të spiunuar mbi pasuritë e të tjerëve në hapësirë. India nisi një test i raketave anti-satelitore në muajin mars./Përshtati në shqip Pamfleti/ Burimi Reuters

 

Ekskluzive: NATO synon kufijtë e hapësirës së Aleancës së Traktatit të Atlantikut të Veriut


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ekskluzive: NATO synon kufijtë e hapësirës së Aleancës së Traktatit të Atlantikut të Veriut

 

Ekskluzive: NATO synon kufijtë e hapësirës së Aleancës së Traktatit të Atlantikut të Veriut

Aktualitet NATO synon të krijojë një front të ri mbrojtjeje në hapësirë