Sport15 Qershor 2018, 11:29

Ekskluzive/ Redi Jupi braktisi “Procesin Sportiv”, zbulohet paga e tij e çmendur te RTSH-ja

Shkruar nga Pamfleti
Ekskluzive/ Redi Jupi braktisi “Procesin Sportiv”, zbulohet paga e

Radio Televizioni Shqiptar ka ekskluzivitetin e transmetimit të Botërorit, por emisione ka patur në të gjitha kanalet televizive. Gara për audiencë është e madhe, por një ndër lëvizjet e  këtij botërori është ajo e kalimit të  Redi Jupit nga “Procesi Sportiv”, në “Top Channel”, te “RTSH-ja”. Një lëvizje e bujshme, pasi erdhi në mënyrë të papritur. 

Pamfleti zbulon me burime të sigurta se oferta që RTSH-ja i bëri Jupit ishte e parefuzueshme. Radio Televizioni Shqiptar i ofroi një pagesë prej 7 milionë lekësh të vjetra për Jupin. Shumë e jashtëzakonshme që nuk mund të refuzohej nga Jupi.

Në një kohë që taksat tona mbushin arkat e televizonit shtetëror, pse të mos ofrohen shifra të tilla? Ah, na vjen keq për “Top Channel” që iu largua Jupi, por mos u mërzitni, pasi së shpejti me pagimin e taksave dhe për televizionet private mund të fuqizoheni akoma më shumë. Paguani ju se paguajmë ne!

 

Sport Redi Jupi RTSH Top Channel