Aktualitet30 Nëntor 2018, 10:12

Ekskluzive/ Tronditen spiunët e Sigurimit në krye të politikës, Basha kërkon të fusë duart te dosjet

Shkruar nga Pamfleti
Ekskluzive/ Tronditen spiunët e Sigurimit në krye të

Ekskluzive/ Tronditen spiunët e Sigurimit në krye të politikës, Basha kërkon të fusë duart te dosjet

Kreu i PD propozon një kandidat për anëtar të komisionit për hapjen e dosjeve, Rama refuzon ta miratojë, spiunët e politikës kanë frikë se u dalin emrat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkon që të fusë duart te dosjet e spiunëve të Sigurimit të Shtetit, për të marrë dokumente shantazhuese për kundërshtarët e tij në PD. Aktualisht dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit kontrollohet nga Edi Rama, me anë të komisionit gjoja për hapjen e dosjeve.

Në fakt, komisioni është ngritur nga Rama vetëm për të mos hapur dosjet, pasi siç dihet, krerët më të lartë të politikës shqiptare kanë qenë spiunë të Sigurimit. Tani në lojë do që të hyjë edhe Lulzim Basha. 29 deputetë të PD, me miratimin e Bashës, kanë propozuar Besim Ndregjonin si kandidat për anëtar të hapjes së dosjeve.

Propozimi ka më shumë se sa një muaj që ka shkuar në Parlament, por Edi Rama nuk pranon që ta miratojë, pasi futja e një personi jo të besueshëm në këtë komision shihet si një rrezik i madh për spiunët e Sigurimit në krye të politikës shqiptare. Pranimi i propozimit rrezikon që të nxjerrë dosjet e politikanëve në publik./Pamfleti

Kryesore Besim Ndregjonin dosjet e sigurimit Lulzim Basha Sigurimi i shtetit