Showbiz 6 Janar 2019, 09:54

Eksperienca e një gruaje që vuan nga anoreksia: Prisja që të më kuronin dhe të mos isha më e varur, por ndodhi e kundërt

Shkruar nga Pamfleti
Eksperienca e një gruaje që vuan nga anoreksia: Prisja që të

Ekziston ende një stigmë e madhe rreth spitaleve të shëndetit mendor. Është bërë si një film horror hyrja në spitalet e braktisura psikiatrike, duke krijuar një perceptim të përbashkët se ata janë vende ku trajtimet nuk janë bashkëkohore dhe që njerëzit bërtasin nëpër korridore.

Kjo nuk reflekton realitetin. 30-vjeçarja Rebeka është pranuar në spital psikiatrik tri herë. E para ishte në qershor të 2008, në tetor të vitit 2009 dhe në qershorin e 2010. Të gjitha këto pranime ishin për anoreksi. Rebeka thotë për Metro.co.uk:

‘Kur u pranova për herë të parë nuk e kisha idenë se spitalet psikologjike ekzistonin dhe nuk e dija se çfarë ambient ishte. Isha shumë e mërzitur që u pranova në spital, sepse dëshiroja të vazhdoja të humbisja peshën. Herën e dytë e kuptova shumë mirë objektivat dhe e dija se çfarë duhet të bëja. Rebeka ishte e mërzitur për faktin se do të qëndronte në spital derisa të rikthehej në gjendjen e saj normale.

Ajo tha: Reparti psikiatrik ishte një përvojë shumë e çuditshme. Ajo që prisja ishte që stafi mjekësor të kujdesej për mua por në fakt ndodhi krejt e kundërta. Përveç kohës që ushqehesha askush nuk donte të dinte si isha dhe nëse kasha nevojë të flisja.

E vetmja gjë që arrita të fitoja nga kjo ishin kompensimi i kalorive që kasha humbur asgjë më shumë. Askush nuk u kujdes që unë të shmangia varësinë. Pas një viti dola nga spitali dhe fillova sërish të humbja të gjitha kilet që kasha marrë gjatë kohës që isha shtruar në spital.

E pyetur rreth mendimit të saj për spitalet psikiatrike ajo shprehet: Në të gjitha repartet që u drejtova prisja që stafi mjekësor të më ndihmonte të largoja varësinë por trajtimet nga njëri tek tjetri ishin të ndryshme. Ndaj dhe konceptimi që kanë shumica e njerëzve për to nuk është i pavërtetë. Mua mu desh të shtrohesha në 3 spitale për të gjetur të duhurin.

Lifestyle eksperiencë Spital