Sport 9 Nëntor 2022, 20:33

Eksperimentet e Edi Rejës dështojnë sërish, Shqipëria “made in Superiore” mundet nga organizatorët e Botërorit

Shkruar nga Pamfleti
Eksperimentet e Edi Rejës dështojnë sërish, Shqipëria

Eksperimentet e Edi Rejës dështojnë sërish, Shqipëria “made in Superiore” mundet nga organizatorët e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është mundur me rezultatin 1-0 në miqësoren e luajtur kundër Katarit në Marbeja të Spanjës, me një ekip të formuar thuajse plotësisht nga futbollistë të cilët militojnë në Kategorinë Superiore.

Goli për ekipin aziatik u realizua në minutën e 37 nga sulmuesi Albeoz Ali, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit për të mposhtur portierin e Laçit, Mario Dajsinani.

Pjesën e dytë Shqipëria e nisi në sulm dhe ishte pranë golit të barazimit me Herald Markun, që provoi nga distanca, por goditja e mesfushorit të Vllaznisë përfundoi ngjitur me shtyllën. Më pas ishte Turkaj që do iu afrua golit. Kuqezinjtë pretenduan edhe për penallti, teksa pas protestave, trajneri Reja u ndëshkua me kartonin e verdhë. Kombëtarja shqiptare tentoi deri në fund të shmangte humbjen, por nuk ia doli dot.

Trajneri Reja bëri disa ndryshime në krahasim me ndeshjen ndaj Arabisë Saudite, pasi në formacionin titullar “mbijetuan” vetëm Gurishta, Turkaj dhe Hadroj. Dajsinani, Ujka dhe Cara që nuk ishin në ndeshjen e dy javëve më parë ishin titullarë, ashtu si edhe Abazaj, i vetmi “legjionar” i mirëfilltë në radhët e përfaqësueses.

Sport Kombetarja Shqiptare miqësorja me Katarin