alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Ekspertët kritikojnë draft-strategjinë e sigurisë kombëtare të Kosovës

06/08/2022, 18:58
ne Prishtine
A A
Ekspertët kritikojnë draft-strategjinë e sigurisë kombëtare të Kosovës

Ekspertët kritikojnë draft-strategjinë e sigurisë kombëtare të Kosovës

Ekspertët dhe politikanët opozitarë e kanë vënë në pikëpyetje standardin e draft-strategjisë së fundit të sigurisë kombëtare të Kosovës. Ajo  u përball me një kundërshtim të ashpër kur erdhi në parlament, mes kritikave nga ekspertët e sigurisë dhe partitë opozitare, të cilat thonë se kjo strategji dështon për të analizuar kërcënimet kryesore ndaj vendit dhe në përcaktimin e një vizioni për të ardhmen.

Drafti – që mbulon pesë vitet e ardhshme – mori dritën jeshile më 26 korrik nga Komisioni parlamentar për Çështjet e Sigurisë.


-Lexo edhe:

Takimi Kurti-Vuçiç/ BE: Për çdo përshkallëzim të situatës, përgjegjësinë do e mbajnë të dy

“Liderët politikë do mbajnë përgjegjësi”/ Tensionet në veri, BE thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i japin fund retorikës nxitëse

Dokumenti identifikon terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm si ndër kërcënimet kryesore për sigurinë e Kosovës dhe në veçanti rrezikun që kosovarët të bëhen “shënjestra të mundshme për rekrutim nga organizatat ekstremiste të dhunshme me orientime politike etno-nacionaliste apo fetare”.

“Përveç jetës dhe pronës së qytetarëve, ata [terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm] kërcënojnë gjithashtu vlerat demokratike dhe themelet e shoqërisë,” thuhet në këtë draft.

Kritikët, megjithatë, thonë  se dokumentit i mungon saktësia.

“Draft-strategjia për sigurinë e Kosovës ka shumë mangësi”, tha eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, profesor i sigurisë kombëtare. “Çështjet e përmendura [terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm] janë mjaft abstrakte”.

Ish-ministri i Mbrojtjes Anton Quni, anëtar i komisionit të sigurisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, në opozitë, premtoi një debat fortë nëse drafti arrin në foltoren e parlamentit në formën që është aktualisht, pra i pandryshuar.

“Nëse dokumenti paraqitet para deputetëve [pa ndryshime], ne do ta shfrytëzojmë mundësinë për të diskutuar në parlament gjithçka që u diskutua këtu [në komision],” u tha ai gazetarëve pasi komisioni e miratoi tekstin.

Të kthyerit nga Siria, Iraku

Kosova nuk është e panjohur për ekstremizmin e dhunshëm. Vetëm kohët e fundit, më 22 korrik, një imam në veri të kryeqytetit, Prishtinës, u rrah pa ndjenja nga tre vëllezër, siç thuhet për shkak të rezistencës së tij ndaj mësimit të një lloji më radikal të Islamit.

“Ka pasur një tendencë për të ndërhyrë në autonominë e tij të punës,” tha për transmetuesin T7 Bekim Jashari, kryeimam në zonën e Podujevës. “Shkolla jonë është hanefi dhe imami e ka ruajtur këtë frymë.”

Shumica e kosovarëve identifikohen si myslimanë, por shumë prej tyre nuk e praktikojnë në mënyrë aktive besimin e tyre. Autoritetet dhe shoqëria e Kosovës janë bërë të ndjeshme ndaj incidenteve si ai në Podujevë që nga koha kur mbi 400 kosovarë u larguan për të luftuar përkrah Shtetit Islamik në Irak dhe Siri përpara rënies së kalifatit të tij të vetëshpallur në fillim të vitit 2019.

Ekspertja e sigurisë, Besa Kabashi Ramaj, anëtare udhëheqëse e Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, në opozitë, tha se rreziqet për Kosovën nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm ishin “brenda kufijve të kërcënimeve të ngjashme në Perëndim”.

Dallimi kryesor, tha ajo për BIRN, është në rrethanat që e ushqejnë rekrutimin.

“Në Perëndim, një nga arsyet kryesore të rekrutimit është margjinalizimi i emigrantëve të gjeneratës së tretë apo të katërt”, tha Kabashi Ramaj. “Në Kosovë, rekrutimi vjen kryesisht nga një vend i cenueshmërisë dhe krizës së identitetit.”

Kosovës i mungon “uniteti politik, stabiliteti ekonomik dhe dialogu social”, duke i shtyrë disa të kërkojnë përgjigje dhe mundësi diku tjetër, tha ajo.

Draft-strategjia identifikon rekrutimin e ekstremistëve si një kërcënim të madh. Kabashi Ramaj e vuri në dyshim këtë, duke argumentuar se fokusi duhet të jetë tek “riintegrimi i të riatdhesuarve dhe deradikalizimi”.

Rreth 121 shtetas të Kosovës janë riatdhesuar nga Siria dhe Iraku si pjesë e kthimeve të organizuara që nga viti 2019, të gjithë përveç dhjetë prej tyre gra dhe fëmijë. Edhe 123 burra, gjashtë gra dhe gjashtë fëmijë janë kthyer me dëshirën e tyre.

Të rriturit janë përballur me ndjekje penale, ndërsa kryesisht gratë dhe fëmijët marrin ndihmë për riintegrim të ofruar nga autoritetet e Kosovës me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Studimet kanë vënë në pikëpyetje efektivitetin e programeve të tilla, por draft-strategjia premton vazhdimin e tyre.

Strategjia e kritikuar si e paqartë

Dokumenti gjithashtu premton një strategji të veçantë për “luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që çon në terrorizëm”. Mirëpo Nuredin Ibishi, eksperti i sigurisë, tha se teksti ishte i paqartë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
“Draft-strategjia mbetet e paqartë, pa ndryshime esenciale pas konsultimeve publike,” tha ai. “Janë rreth shtatë fjali për luftën kundër terrorizmit që as nuk përpiqen t’i shtjellojnë aspektet e luftës kundër terrorizmit, në përputhje me çështjet që më pas duhet të jenë pjesë e një strategjie më specifike.”

Ai gjithashtu kritikoi atë që ai tha se ishte mungesa e detajeve për bashkëpunimin ndërkombëtar. Draft-strategjia përmend vendosmërinë e Kosovës për të bashkëpunuar ndërkombëtarisht, por Ibishi tha se “nuk përmend asgjë për shkëmbimin e inteligjencës me partnerët ndërkombëtarë” si një nga hapat më të rëndësishëm në gjurmimin e kërcënimeve dhe kthimin dhe riintegrimin e ish-luftëtarëve.

Në një raport të vitit të kaluar, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, QKSS, një qendër kërkimore, paralajmëroi se objektet korrektuese në Kosovë përballen me pengesa të shumta në riintegrimin e të kthyerve nga zonat e konfliktit, duke përfshirë “mungesë të përvojës” në aspektin e qasjes së duhur ndaj trajtimit me të dënuar për terrorizëm.

Në korrik, BIRN raportoi për sfidat dhe pasigurinë me të cilat përballen të kthyerit, duke përfshirë vështirësitë për të gjetur punë dhe për ta përballuar jetesën me mbështetjen financiare që ata e marrin nga shteti.

Në mars, BIRN dhe një numër organizatash të tjera nxorën një raport duke konkluduar se Kosova nuk po bën mjaftueshëm për t’i ritrajnuar të dënuarit në kthimin e tyre nga zonat e luftës për ta mbështetur riintegrimin e tyre pas lirimit nga burgu. Shumica po hasin në vështirësi për t’u përshtatur me jetën në Kosovë, thuhet në raport.

Përparim Kryeziu, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, i doli në mbrojtje draftit të strategjisë, duke i thënë BIRN-it se ishte përgatitur “nga ekspertë dhe akademikë me ekspertizë në fushën e sigurisë” dhe se publiku, shoqëria civile dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës që të gjithë janë konsultuar dhe komentet e tyre janë marrë në konsideratë.

Kritikët, megjithatë, kanë vënë në pikëpyetje cilësinë e tekstit.

“Kjo është bërë nga njerëz që nuk janë nga kjo fushë dhe nuk ka pasur një debat të mirëfilltë”, tha Ibishi. “Çështja e luftimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm nuk është trajtuar siç duhet”.

Ndërmjet viteve 2012 dhe 2014, është bërë një rishikim strategjik i sektorit të sigurisë, duke përfshirë ministrinë e mbrojtjes, sektorin civil dhe të tjerë dhe i mbështetur nga SHBA. Kabashi Ramaj ishte Koordinatore Kombëtare e procesit, por tha se rishikimi tani është shumë i vjetëruar dhe duhet të rinovohet periodikisht, “ose të përditësohet në kohë reale nëse ndërtohet infrastruktura dixhitale”, për ta mbajtur ritmin me kërcënimet në ndryshim.

Ajo vuri theksin tek mungesa e një programi të detajuar financiar që do të përfshinte një gamë të gjerë institucionesh “që tradicionalisht nuk kanë qenë të lidhura me sigurinë, por sot janë [të lidhura] si rezultat i evolucionit të kërcënimeve dhe rreziqeve”./ Birn

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Prishtine

Takimi Kurti-Vuçiç/ BE: Për çdo përshkallëzim të situatës, përgjegjësinë do e mbajnë të dy

14/08/2022, 17:19
“Liderët politikë do mbajnë përgjegjësi”/ Tensionet në veri, BE thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i japin fund retorikës nxitëse
Prishtine

“Liderët politikë do mbajnë përgjegjësi”/ Tensionet në veri, BE thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i japin fund retorikës nxitëse

14/08/2022, 12:47
Prishtine

Dick Marty mund të ballafaqohet me padi nga ish krerët e UÇK-së, dëmshpërblimi do të ishte milionësh

13/08/2022, 9:24
Prishtine

Vuçiç i përgjigjet Kurtit: Buxheti jonë për ushtrinë do shkojë në 1.5 miliardë

13/08/2022, 9:14
Prishtine

Kosova sipas Kurtit e gatshme për dialog, por se marrëveshja varet nga pala serbe

13/08/2022, 9:06
Prishtine

Osmani i shpreh ngushëllime Gjukanoviçit dhe malazezëve për tragjedinë në Mal të Zi

12/08/2022, 23:06
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Suarez e bën “sefte” në Uruguai, gjen golin e parë me Nacionalin pas 16-vitesh (Video)

Suarez e bën “sefte” në Uruguai, gjen golin e parë me Nacionalin pas 16-vitesh (Video)

Droni turk “Bayraktar TB2”, ëndrra e Putin dhe asi nën mëngë i Ukrainës

Lajmi i Dites

Gati prangat/ “Irfani i Tmerrshëm”, 7.8 milionë Euro evazion me fondacionin e bamirësisë “FAB”

Gati prangat/ “Irfani i Tmerrshëm”, 7.8 milionë Euro evazion me fondacionin e bamirësisë “FAB”

14/08/2022, 9:01

Lajmet e fundit

Rusia bilanc katastrofik, ushtria ukrainase shkatërron brenda ditës 19 tanke dhe makina të blinduara

14/08/2022, 21:02
Lacio e nis me këmbën e mbarë sezonin në Serinë A, bardhekaltërit “shndërrohen” në pjesën e dytë dhe bëjnë përmbysjen e madhe ndaj Bolonjës

Lacio e nis me këmbën e mbarë sezonin në Serinë A, bardhekaltërit “shndërrohen” në pjesën e dytë dhe bëjnë përmbysjen e madhe ndaj Bolonjës

14/08/2022, 20:47

Trump kërkon kthimin e dokumenteve: FBI mori dosje që nuk mund të sekuestrohen, kanë të dhëna private

14/08/2022, 20:38

Hapat/ Si do zbërthehet dosja e Ilir Metës dhe rruga që do ndiqet për t’i mbyllur dyert e Bashkisë së Tiranës dhe Parlamentit

14/08/2022, 20:22
Bajerni nuk fal, vulos çdo gjë që në pjesën e parë, Sadio Mane i anulohen 2 gola

Bajerni nuk fal, vulos çdo gjë që në pjesën e parë, Sadio Mane i anulohen 2 gola

14/08/2022, 20:07

Fotoja nga Velipoja/ Dashnor Sula akuza Ramës: Ke privatizuar plazhet, nuk ka një centimetër hapësirë publike

14/08/2022, 19:58
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In