Bota26 Shtator 2022, 18:29

Ekspertët ngrenë alarmin për përdoruesit e pajisjeve Android: Kujdes, këto aplikacione rrezikojnë të dhënat tuaja

Shkruar nga Pamfleti
Ekspertët ngrenë alarmin për përdoruesit e pajisjeve

Përdoruesit e telefonave Samsung , Huawei dhe Google janë paralajmëruar të fshijnë një numër aplikacionesh të njohura të cilat mund të përmbajnë viruse dhe më pas mund të përdoren për të vjedhur të dhënat.

Ekspertët e teknologjisë kanë paralajmëruar përdoruesit e smartfonëve dhe tabletëve, Android se një mori aplikacionesh mund të përmbajnë softuerin e dëmshëm, raportoi Daily Express.

Grupi i aplikacioneve është në miliona telefona në mbarë botën dhe disa prej tyre mund të përmbajnë virus të fortë i cili mund të vjedhë informacionet personal të dikujt. Ka pasur raportime që këto viruse janë në gjendje të regjistrojnë përdoruesin e pajisjeve Android në mënyrë të shpejtë dhe pa e kuptuar ndonjëherë.

Virusi e bën këtë duke vjedhur fshehurazi kodet e sigurisë së, ai gjithashtu mund të verifikojë abonimet përmes telefonatave pa dijeninë e pronarit të telefonit dhe nëse nuk zbulohet, mund të boshatisë llogarinë bankare të dikujt.

Duke folur për mënyrën se si këto aplikacione të rrezikshme arritën të futeshin fshehurazi në telefonat e njerëzve, ofruesi i programeve antivisur,  Kaspersky tha : Që nga viti 2020 më shumë se 190 aplikacione të infektuara janë gjetur në Google Play Store, ndaj të cilave përdoruesit e Android duhet të jenë vigjilentë dhe disa prej të cilave janë shkarkuar qindra mijëra herë tashmë.

Ndërkohë që lista e aplikacioneve të rrezikshme është publikuar për të shmangur dëmet e mëtejshme.

Lista e aplikacioneve:

Pony Camera

Live Wallpaper & Themes Launcher

Action Launcher & Wallpapers

Color Call

Good Launcher

Mondy Widgets

Funcalls-Voice Changer

Eva Launcher

Newlook Launcher

Pixel Screen Wallpaper

Bota Android Samsung virus